Më 23 nëntor, Marca raportoi ekskluzivisht ofertën joshëse që kishte ardhur nga Al Nassr për futbollistin portugez Cristiano Ronaldo. Një javë më vonë ishte fillimi i marrëveshjes, më 5 dhjetor parashikohej se fati i lojtarit ishte vendosur tashmë dhe ai do të luante për dy vite e gjysmë në Arabinë Saudite. Diçka që disa e mohuan.
Marrëveshja mund të zyrtarizohet në orët e ardhshme, pasi CR7 të vendosë të shkojë në Riad për të nënshkruar një kontratë që do ta bashkojë atë me Al Nassr dhe Arabinë Saudite deri në vitin 2030. Dy vite e gjysmë si lojtar dhe pjesa tjetër si ambasador i kandidaturës së vendit arab, së bashku me Egjiptin dhe Greqinë për organizimin e Botërorit 2030.
Gjatë dy javëve të fundit, sulmuesi ka medituar dhe megjithëse ishte në dijeni të marrëveshjes, kërkoi njëfarë kohe shtesë para se të firmosë në një angazhim të marrë si rezultat i lamtumirës me Manchester United. Tashmë ardhja e sulmuesit në Ryad pritet në çdo moment.
Takimet janë zhvilluar javët e fundit, por vetëm në fillim të kësaj jave Al Nassr gjeti një mënyrë ligjore për ta kopsitur transferimin. Mbërritja e CR7 do të shënojë një hap para dhe një pas në Arabinë Saudite e në të gjithë zonën.
Al Nassr do të heqë deri në tre lojtarë aktualë, të cilët do të ndihmojnë për të siguruar që prania e CR7 nuk do të shkelë “fair play financiar”. Masharipov dhe Pitty Martínez janë dy kandidatët e parë për t’u larguar.
Që në fillim është folur për 200 milionë euro për secilin prej sezoneve. Siç ka mësuar MARCA, kjo shumë iu referohet dy viteve e gjysmë si futbollist, shumë që do të rritet kur ai të bëhet ambasador i ofertës për organizimin e Kupës së Botës 2030. Nënshkrimi me Al Nassr do të thotë lamtumirë elitës së futbollit nga Cristiano Ronaldo, të paktën në garat e klubeve. Ai nuk ka gjetur vend në Europë. Me marrëveshjen e re do të ndihet edhe një herë lider dhe referencë për të gjithë sportistët.