Akuza e rëndë ndaj Ministrisë së Arsimit për një urdhër të orës së vonë të datës 30 gusht, për përzgjedhjen e teksteve dixhitale
Profesori i Historisë, Romeo Hanxhari, akuzon Ministrinë e Arsimit se ka urdhëruar përzgjedhje klienteliste të teksteve shkollore të Historisë, për shkollat dixhitale. Sipas profesorit, në mbrëmjen e 30 gushtit, Ministria e Arsimit ka detyruar mësuesit të lënë tekstet që kishin zgjedhur dhe të zgjedhin të tjerë të përcaktuar nga ministria.
Sipas profesor Hanxharit, teksti i historisë së klasës së dhjetë ku ai ishte autor, ishte përzgjedhur nga disa shkolla, por urdhri i ministrisë i ka detyruar ata të tërheqin vendimin e tyre për këtë tekst dhe të zgjedhin një tjetër.