Menjëherë pas rikthimit në tokën shqiptare, në aeroportin “Nënë Tereza”, peshëngritësja Romela Begaj foli për gazetarët për arritjen e saj të madhe në Botërorin e peshëngritjes në Amerikë. Ajo ia dedikoi gjithë shqiptarëve këtë arritje.
Ishte kjo një provë force?
“E fillova pak mbrapsht, por ky ishte një start shumë i mirë për mua.
Ka të bëjë me dëmtimin që pësove, ndryshimi i peshës?
Nuk ka të bëjë gjithmonë ndryshimi i peshës, kjo ishte një peshë e re për mua, dhe është një fillim i ri për mua.”
“Dëmtimi është dëmtim, gara ka edhe të papritura. Kjo ishte një arritje historike për mua dhe për Shqipërinë.”
Kujt ia dedikon këtë arritje?
“Ia dedikoj gjithë Shqipërisë këtë arritje. Ky ishte fillimi, por medalja olimpike është ende larg.”
Ke menduar si do t’i shpenzoni paratë e shpërblimit?
“Për mua, kryesore është gara. Paratë sigurisht që më takojnë, por për mua vijnë në radhë të dytë.”