Roma-Juve, përveç sfidës në Serie A, është gjithashtu një aks i nxehtë merkatoje. E megjithëse klubet nuk kanë arritur marrëveshje në dy seksionet e fundit të merkatos, kanë pasur kontakte.
Verën e kaluar, “Giallorossët” firmosën me Dybalan në një operacion blic, edhe se argjentinasi ishte ta lirë të firmoste me një klub tjetër që nga 1 korriku.
Federico Cherubini dhe Tiago Pinto kanë folur disa herë për Zaniolon, ndonëse nuk e gjetën dakordësinë.
Në atë tavolinë kishin dalë edhe emra të tjerë, nga Kean te McKennie dhe Zakaria, pa harruar edhe lojtarë të tjerë të talentuar.
Drejtori i Romës pyeti për Fagiolin, megjithatë homologu i tij te Juventusi nuk pranoi ftesën për të folur për këtë lojtar.
Tani Roma po shikon në shtëpinë e “Bardhezinjve” duke synuar Juan Cuadradon: edhe në këtë rast për një operacion me kosto zero.
Kontrata e kolumbianit do të skadojë në qershor dhe ai me siguri do t’i thotë lamtumirë Torinos, kështu që për kryeqytetasit mund të jetë një mundësi e shkëlqyer.
Pak në vazhdën e hipotezës që po merrte formë gjatë merkatos së janarit: pra një shkëmbim huazimesh mes Karsdorp dhe De Sciglio.
Por refuzimi i trajnerit të Juves, Massimiliano Allegri si dhe idea e klubit kapitolinë për të shitur përfundimisht holandezin e prishën idenë në fillim.
Nevoja e përbashkët për të bërë të përforcua krahun e djathtë mund t’i përplasë dy klubet për disa profile interesante: Juve ka menduar për Fresnedën për një kohë, por Roma është atje dhe nuk do ta humbasë atë nga sytë.
Situatë e ngjashme me atë të dy mesfushorëve që po shfaqen këtë vit në Serie A me fanellën e Lecces: Hjulmand dhe Gonzales, të dy drejtuesit kanë interes të fortë për të dy.
Sfida pothuajse është paralajmëruar edhe për një xhevahir blu të Sassuolos, Frattesi. Ka kohë që është nën syrin e Romës, por tashmë dhe Juve e ka synim këtë lojtar për verën e ardhshme.