Robert Berisha në një lidhje të re, ja emri i të dashurës

0
62

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, prej më shumë se dy vitesh i ka dhënë fund lidhjen me artisten e njohur Nora Istrefi. Ai së fundmi ka qenë i ftuar për një intervistë në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ku ka zbuluar më shumë detaje për të rejat  që kanë ndodhur së fundmi në jetën e tij private.

Prezantuesi ka rrëfyer se është në një lidhje të re dashurie me një vajzë të quajtur, Laureta.

“Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Reneesë dhe me angazhimet e mia, po robi plaket kur do vetë. Tani jam shumë i lumtur”.

Nga ana tjetër, teksa në pyetjen nëse do të ketë një dasmë në të ardhmen, 44-vjeçari shtoi se nuk ia vlen duke thënë se me ato para mund t’i bëjë dy muaj pushime.

“Jo, dasmë nuk do ketë. Është një harxhim që nuk ia vlen. Me ato lekë i kisha bërë dy muaj pushime. Nëse partnerja më beson që me ato lekë do kalojë më bukur se në dasmë”.

Së fundmi, kujtojmë se me ish-partneren, Roberti ka një vajzë të quajtur Renee.