Rivjen anti-amerikanizmi politik – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rivjen anti-amerikanizmi politik

10:35 | 03/03/2019
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Më erdhi të shkruaj foljen “rilind” anti- amerikanizmi, por e di se idiotët çdo fjalë “Rilindje” e konsiderojnë reaksionare si në vitet pas Luftës së Dytë; ndoshta edhe Leonardo Da Vincin mund ta konsideronin të tillë… Por definicioni “‘rivjen” fluksi politik anti- amerikan” më duket se është i saktë për të thënë atë që ndodhi një herë në historinë tonë dhe që tani rivjen pasi hyri nën rërë për një periudhë tre dekada.

Gati gjysma e politikës parlamentare është vendosur në pozita “anti- amerikane”. 43 deputetë të PD dhe 15 deputetë të LSI ( njëra parti e vetëshpallur djathtiste dhe e dyta e majtë ekstreme) kanë dorëzuar mandatet e popullit, duke sfiduar këshillën e Shteteve të Bashkuara. Uashingtoni u bëri thirrje depoutetëve individualisht që të sfidojnë kërcënimet e PD dhe LSI dhe të mbajnë portofolat që u ka dhënë populli në Demokraci; por ata nuk përfillën. Pas “fitores” kundër Perëndimit, kryetari i PD iu përgjigjet gazetarëve: “Perëndimi? As më intereson!”. Ndërsa kryetarja e LSI ka deklaruar në sy të të dërguarve perëndimorë se “ne e kemi marrë vendimin, nuk presim gjë prej jush”.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Perëndimi tani ndodhet në “shock”, deri më sot të gjitha partitë politike ndodheshin në pozita pro- perëndimore; sot e tutje është ndarë gati gjysma në anën tjetër. Shtetet e Bashkuara  është tërhequr në një “goditje” të fortë që mori nga “bijtë” e vet në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara, prej dekadash rrit politikanë të epokës post- komuniste në Shqipëri, u japin garanci për paqen dhe stabilitetin e vendit, u qartësojnë rrugën nga duket e ardhmja perëndimore. Në qendër të Tiranës është ngritur monumenti i presidentit Willson, është inauguruar rruga ‘George Bush’, por të gjitha simbolet po dëshmohen si një “fasadë” hipokrizie ndaj Shteteve të Bashkuara. Hera e parë në historinë post- diktaturë, kur në demonstrata politike nuk duket flamuri Amerikan, janë  dy demonstratat e fundit të opozitës kur politika inauguroi dhunën dhe qëndrimin e ri “anti- amerikanist’”.

Anti- amerikanizmi duket sikur ishte fshehur në rërë, por nuk ishte fshirë nga zemra e politikës pas viteve ’90. Në të dy epokat, anti- amerikanizmi u ngul në Parlament. Në vitin 1947, 23 deputetë të Parlamentit të parë shqiptar, u dënuan, 16 prej të cilëve me vdekje dhe të tjerët me burgime të gjata ose të përjetshme. Kishin vetëm një vit që kishin nisur jetën parlamentare. Dënimi i rëndë dhe shnjerëzor erdhi pasi diktatori vuri shpatën mbi të gjithë të dyshuarit si pro- perëndimorë që mund t’i rrezikonin pushtetin.

Çarja kësaj here mes “pro” dhe anti- amerikanizmit politik, njësoj si në vitin 1947, u shfaq po në Parlament. 43 deputetë janë instaluar në qëndrimin: “nuk duam t’ia dimë nëse ka Evropë dhe Amerikë’. Në të dy rastet pika e takimit është “pushteti”. Diktatori Hoxha nuk pyeste për asgjë para pushtetit të tij, që rrezikohej nga pro- amerikanizmi. Dhe kësaj here, përsëri pushteti, veçse një vullnet për të djegur gjithçka nga partitë që nuk fitojnë dot pushtet me votë.

Ndryshimi i madh qëndron në anësitë politike:

Ndërsa gjatë gjithë periudhës së komunizmit, qëndrimi anti- amerikan u kthye në ‘tabu’ dhe provë diktature nga Partia Komuniste e majtë ekstreme, këtë herë në pozitat anti- amrikane u vendos partia Demokratike që lindi si shpresë e shqiptarëve për t’u afruar me aleatët e mëdhenj e të mohuar Evropë dhe Amerikë. Pas tre dekada, Partia Demokratike e studentëve dhe intelektualëve të parë që aspironin Perëndimin, mori drejtimin kundër Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.  Ajo tashmë është e vendosur të qëndrojë në këto pozita derisa Amerika ta kojë me pushtet. Por a ndodh kjo?… Kurrë.

E djathta e atëhershme ka humbur orientimin dhe krahët; tani është më shumë e majtë e vjetër revolucionare  që kërkon pushtetin me dhunë dhe funksionon me shtresat e ulëta e injorante të shoqërisë. Nuk ka më gjurmë se ka qenë PD një parti euro- atlantike, sa ka qenë islamike dhe sa vizionare.

Ndërsa e majta aktuale e ardhur nga e majta tradicionale shqiptare e komunizmit, ndodhet në pozita nën goditjet me të gjitha mjetet të forcave rishtas anti- amerikaniste,  që pret këshillën dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara për zgjidhjen e krizave të stabilitetit që mund të kaplojë rajonin pas ri ardhjes së fluksit anti- amerikan politik.

Forcat rishtas anti- perëndimore shpresojnë se do të rrethohen nga një elektorat anti- euroatlantik në kombin më pro- amerikan të kontinentit…

*Fragment nga libri: “Vjen Trump”

http://veritas.com.al/rivjen-anti-amerikanizmi-politik/

Etiketa: anti-amerikanizmiFrrok Çupi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Humbi zgjedhjet, reagon Ylli Gurra: Jemi në kapje të institucionit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Humbi zgjedhjet, reagon Ylli Gurra: Jemi në kapje të institucionit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com