Situata politike brenda PD duket se është akoma në ngërç pavarësisht zërave për tu ulur në tryezë.
I ftuar në Open mbrëmjen e sotme Arben Ristani tha se demokratët lanë pas një ëndërr të keqe me dorëheqjen e Bashës. Ai u shpreh se u mbyll një histori e dhimbshme dhe u hap rruga për zgjidhjen e krizës dhe vazhdimin para të PD-së.
I pyetur nëse ka negociata mes Bashës dhe Berishës, Ristani tha se Basha është kapitull i mbyllur.
“Është kapitull i mbyllur, i skarcuar komplet. Nuk e kemi më si opsion, është ëndërr e keqe e lënë pas,” u shpreh ai.