Risi/ Trageti i pasagjerëve që punon me bateri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Risi/ Trageti i pasagjerëve që punon me bateri

15:22 | 25/12/2016
në Uncategorized
0

Ndërsa industria energjetike po transformohet ngadalë nga mbështetja tek lëndët djegëse me bazë fosile drejt burimeve të ripërtëritshme, një prej komponenteve thelbësore- bateria- po ashtu po njeh përparime. Bateritë moderne tani kanë kapacitete më të mëdha për ruajtjen e energjisë dhe marrin më pak kohë për t’u karikuar. Kjo nënkupton që përdorimi i tyre si burime energjie mund të zëvendësojë serbatorin e benzinës. Shumë qytete në mbarë botën, madje edhe ato me transport të mirë publik, po përballen me pasojat e trafikut dhe ndotjen e ajrit, prandaj po shtohet rëndësia e përdorimit të energjisë elektrike.

Deri tani, pengesa kryesore për përdorim të gjerë të energjisë elektrike ishte teknologjia e baterive. Bateritë ishin shumë të rënda dhe nuk përmbanin energji të mjaftueshme, ndërsa karikimi merrte shumë kohë. Kjo ka ndryshuar. Hans Thornell drejton kompaninë “Green City Ferries”. “Teknologjia e baterive po zhvillohet shumë shpejt. Disa vite më parë, kur dolëm me karikimin e shpejtë, ishte diçka e re ndërsa tani është bërë normë”, thotë ai. Ky zhvillim ka rëndësi për prodhuesit e mjeteve të transportit. Modeli S nga Tesla mund të kapë distanca mbi 500 kilometra me një karikim. Leaf nga Nissan, më pak e kushtueshme, e karikuar gjatë natës mund të përshkojë 160 kilometra, më shumë nga sa duhet për distancat e përditshme. Kompanitë po premtojnë distanca më të largëta në të ardhmen ndërsa makinat me bateri po futen edhe në transportin publik. Mercedesi ka një autobus që karikon baterinë përmes paneleve diellore ndërsa një kompani në Suedi ka testuar me sukses një traget pasagjerësh që punon me bateri dhe përdor një teknologji të re për fuqinë lëvizëse.

Trageti që nuk ndot mjedisin po ashtu lundron më shpejt se sa anijet e zakonshme me naftë. Ulf Tudem drejton kompaninë “Effect Ships International”, thotë se kur njerëzit flisnin për anije elektrike pa ndotje, në mendje kishin modelet e vjetra që kapnin shpejtësinë deri 15 kilometër në orë. “Ne menduam të rrisnim shpejtësinë ose ta dyfishonim atë. Kureshtja ishte e madhe se si mund të lundrojë një anije me shpejtësi 55 kilometra në orë”, shprehet ai. Trageti eksperimetal “AiriEl” furnizohet nga bateritë me litium-titanat që karikohen për 15 minuta dhe përshkon më shumë se 25 kilometra. Trageti ka edhe një projekt inxhinierik të veçantë. Dy motorët elektrikë janë lidhur me dy helika ballore, bazuar në sistemin IPS të kompanisë Volvo. Sistemi mundëson pakësimin e lëkundjeve dhe forma novatore e anijes e ndihmon atë të ngrihet pjesërisht nga ujë kur arrin shpejtësi të madhe.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

“Kemi ndërthurur teknologjinë e anijeve që pluskojnë mbi dyshekun e ajrit me teknika të fjalës së fundit të strukturës si fibrat e karbonit duke shtuar sistemin IPS të Volvos në helika”, thotë Ulf Tudem me kompaninë “Effect Ships International”. Projektuesit e anijes thonë se në trageti mban deri në 70 pasagjerë dhe biçikletat e tyre. Ata thonë se trageti është shumë i përshtatshëm për qytete të ndërtuara në breg të ujërave të lundrueshme.

/voa/

Etiketa: bateritragetitrageti i psagjereve

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Gjermani/ Gjendet bombë me peshë 1.8 ton, evakuohen 50.000 banorë

Gjermani/ Gjendet bombë me peshë 1.8 ton, evakuohen 50.000 banorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com