Riprociteti për letërnjoftime, Rustemi: Forcon pozitën e Kosovës në dialog me Serbinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Riprociteti për letërnjoftime, Rustemi: Forcon pozitën e Kosovës në dialog me Serbinë

12:32 | 09/07/2022
në Kosove Rajon
0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë se reciprociteti i vendosur së fundmi për letërnjoftime ndaj Serbisë do të forcojë pozitën e Kosovës në dialog. Ai thekson se për sa kohë që Serbia nuk i njeh dokumentet e Kosovës, nuk mund të njihen as dokumentet e Serbisë.

Rrustemi thotë se vetëm duke u trajtuar si palë e barabartë në dialog me Serbinë, do të arrihet edhe njohja reciproke, e cila, sipas tij do të jetë në qendër dhe rreth saj do të trajtohen të gjitha çështjet mes palëve.

“Padyshim sepse siç e kemi thënë vazhdimisht, e kanë thënë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, presidenti amerikan dhe pastaj edhe kancelari gjerman, që marrëveshja me Serbinë do të ketë në qendër njohjen. Njohja nuk ka vetëm kuptimin e strukturës së marrëveshjes, njohja në qendër është princip rreth së cilës do të trajtohen të gjitha çështjet mes palëve. Parimi i reciprocitetit është edhe kontribut në këtë drejtim sepse Kosova duhet të trajtohet si palë e barabartë dhe jo si çështje siç është trajtuar në të shkuarën. Por në anën tjetër, pavarësisht raporteve apo relacionin në dialog, Kosova nuk mund të vepronte ndryshe përveçse me mbrojtur rendin e saj kushtetues dhe ligjor”.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Përveç që e quan të drejtë vendimin e qeverisë për reciprocitetin për letërnjoftime ndaj Serbisë, deputeti i mazhorancës, thotë se i njëjti mbron rendin ligjor dhe kushtetutshmërinë e vendit.

“Është një vendim i drejtë dhe i pritshëm. Reciprociteti është një parim i të drejtës ndërkombëtare dhe një parim që karakterizon raportet në mes shteteve, aq më tepër për LVV-në që në vazhdimësi e ka thënë se reciprociteti do të jetë principi kryesor i çfarëdo raporti me Serbinë, por edhe me shtetet e tjera. Konsideroj se është vendim i drejtë, në mbrojte të kushtetutshmërisë dhe të rendit tonë ligjor dhe kushtetues, përveçse në mbrojtje të interesave të Kosovës. Nuk mund të pritej ndryshe nga Qeveria e Kosovës që e ka këtë përgjegjësi. Natyrisht për sa kohë që shteti serb nuk njeh dokumentet e Kosovës, natyrisht se nuk mund të njihen as dokumentet e Serbisë”.

Lidhur me pasojat e mundshme që mund të dalin si pasojë e reciprocitetit, Rrustemi deklaron se për sa kohë që Serbia ka qasje diskriminuese dhe cenuese për qytetarët e Kosovës, nuk iu ka mbetur zgjidhje tjetër institucioneve të Kosovës përveç reciprocitetit.

“Më vjen keq që po flasim për një lloj reciprociteti negativ, do të doja të flasim për një reciprocitet pozitiv, në kuptimin që Serbia të njohë dokumentet e Kosovës dhe pastaj Kosova të njohë dokumentet e Serbisë, Serbia të njohë targat e Republikës së Kosovës dhe pastaj Kosova të njohë targat e Serbisë, dhe pastaj Serbia të njohë Republikën e Kosovës dhe pastaj Kosova të njohë Republikën e Serbisë. Por për sa kohë shteti serb ka një qasje të tillë, diskriminuese dhe cenuese, nuk i mbetet tjetër institucioneve të Kosovës veçse t’i përmbushin përgjegjësit që i kanë”.

Kreu i Komisionit parlamentar për Legjislacion nënvizon edhe nevojën e Kosovës për shtyrjen përpara të Procesit të Berlinit deri në integrim të plotë në Bashkim Evropian.

“Procesi i Berlinit është rruga të cilën duhet të ndjek Republika e Kosovës edhe sa i përket raporteve rajonale. Në njërën anë, Procesi i Berlinit është një proces drejt BE-së, në anën tjetër është një proces i konceptuar nga BE-ja që i trajton palët në mënyrë të barabartë. Ndërkohë nuk është ndonjë kundërvënie alternativ e Ballkanit të Hapur, por siç e kemi thënë Ballkani i Hapur është një ide që ka lindur në Serbi dhe natyrisht është si kundërvënie e procesit të integrimit në BE dhe Procesit të Berlinit. Kosova nuk ka rrugë tjetër përvese me ndjek këtë proces”.

Etiketa: riprocitet

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Ndëshkonin me gjoba padrejtësisht shoferët, pezullohen 5 policë qarkullimi

Ndëshkonin me gjoba padrejtësisht shoferët, pezullohen 5 policë qarkullimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com