Në ditën e 12 të Lojërave Olimpike të Rios, Kina fitoi 2 medalje të arta.
Njëra nga medaljet u fitua në ping pong, ku Kina mundi Japoninë në finale me rezultatin 3-1.
Ky sukses konfirmon edhe njëherë dominimin e vendit aziatik në këtë disiplinë sportive. Që nga viti 1988 kur pingpongu u përfshi në kalendarin e Lojërave Olimpike, Kina ka fituar gjithsej 32 medalje, nga të cilat 28 janë të arta.
Medaljen e tjetër të artë, Kina e fitoi në sportin e taekvondosë për meshkuj në kategorinë deri në 58 kg. Zhao Shuai dhe tajlandezi Hanprab ishin ata që diskutuan finalen për titullin olimpik me sportistin kinez që arriti të fitojë me rezultatin 5-4.