Rindërtimi/ Raporti i KLSH: Pa objektiva të qarta, problematika në menaxhim dhe planifikim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rindërtimi/ Raporti i KLSH: Pa objektiva të qarta, problematika në menaxhim dhe planifikim

16:24 | 11/11/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Kontrolli i Lartë i Shtetit gjykon se procesi i rindërtimit i nisur pas tërmetit të nëntorit 2019 dhe ende aktiv sot shfaq problematika në menaxhim dhe planifikim. Në raportin e Buxhetit Faktik 2023 ky institucion evidenton zhvillimet përgjatë viteve duke nënvizuar mënyrën sesi janë shpenzuar paratë publike për investimet e këtij zëri.

“Fondi i rindërtimit, krahas luhatjeve të ndjeshme në planifikim nga 5,000 milion lekë në ligjin e buxhetit, në 17,000 milion lekë në AN nr. 5 dhe realizimi për 9-mujorin ka qenë 5,012 milion lekë, për periudhën e mbetur 3 mujore fondi është 3.4-fishuar, nuk është arritur që të realizohen as sa viti 2022 që ishte 28,877 milion lekë, por 16,201 milion lekë, çka do të thotë rënie e ndjeshme e financimeve në planifikim dhe realizim në këtë drejtim,”- thuhet në buxhet.

Sipas raportit për 9 mujorin janar-shtator janë realizuar 31 % investimit vjetor, 7 % më ulët se shpenzimet kapitale, ndërsa në dhjetor janë shpenzuar 64 % e shpenzimeve vjetore gjithsej, duke mos ruajtur shpërndarjen e tyre në mënyrë të balancuar dhe në përputhje me objektivat strategjikë.

Read more

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali –

Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit –

Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –

Mesazhi i Trump, siguria ekonomike në zemër të sigurisë kombëtare –

“Referuar VKM-vë të dala për rindërtimin, gjatë periudhës 2020-2023, konstatohet se janë miratuar 120,726 milion lekë projekte rindërtimi për qeverisjen qendrore dhe vendore dhe janë realizuar sipas raportimeve të MF deri më 31.12.2023 financime në vlerën gjithsej prej 91,298 milion lekë, gjë që do të thotë që, financimi i pritshëm për periudhat e ardhshme (viti 2024 e në vijim) mbetet rreth 29,428 milion lekë.
Ndërkohë në ligjin nr. 97/2023 “Për buxhetin e vitit 2024”, fondet për rindërtimin janë planifikuar në vlerën 7,000 milion lekë dhe për vitin 2025 është 0 lekë. Pra, rezulton se, kosto totale e projekteve të deritanishme të miratuar me VKM, nuk është mbuluar me planifikimin e fondeve buxhetore të nevojshme për rindërtimin në vitet ardhshme është rreth 22,428 milion lekë”, thuhet në raport.

Kontrolli i Lartë i Shtetit nënvizon se mos përfundimi i procesit të rindërtimit, sjell kosto shtesë për buxhetin e shtetit edhe si rezultat i subvencionimit të qirave për familjet që banesat e tyre janë ende në proces rindërtimi, që sipas kërkesave të muajit shkurt 2023 të bashkive të dëmtuara nga tërmeti janë 8,528 familje që e përfitojnë këtë bonus.

“Duhet theksuar se fondi i rindërtimit ka një rëndësi të dyfishtë pasi, përveç se vijon të mbetet një çështje emergjente që kërkon menaxhim efektiv në kohë, ka një peshë të konsiderueshme në buxhetin e shtetit.

Ndryshimet e shpeshta dhe të konsiderueshme të fondit të rindërtimit në vite dhe mungesa e mbulimit me fonde buxhetore e projekteve të miratuara evidentojnë problematika në planifikimin dhe menaxhimin e procesit të rindërtimit, duke mos pasur objektiva të qarta dhe monitorim të ecurisë së këtij procesi, me pasoja në humbjen e trajtimit emergjent në këtë rast,”- thuhet në raportin e KLSH.

/Monitor.al/

Të Lidhura

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali –

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali –

nga 27
19:39 | 15/01/2026
0

Trupi i 35-vjeçares Floresha Prengu, e cila ishte zhdukur që prej 22 tetorit është gjetur 40 kilometra larg shtëpisë së saj...

Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit –

Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit –

nga 27
19:27 | 15/01/2026
0

Partizani mori humbjen e 3-të rresht në kampionat, teksa ditën e sotme u mposht në Vorë nga ekipi i Arian...

Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –

Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –

nga 27
18:45 | 15/01/2026
0

Gjykata kushtetuese jep vendim për kërkesën e Sali Berishës mbi tre qëndrimet e gjykatave më të ulëta mbi masën e...

Mesazhi i Trump, siguria ekonomike në zemër të sigurisë kombëtare –

Mesazhi i Trump, siguria ekonomike në zemër të sigurisë kombëtare –

nga 27
18:29 | 15/01/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka rikujtuar rëndësinë e sigurisë ekonomike për sigurinë kombëtare, duke cituar fjalët e...

Para
Pa kaluar një muaj si kryetar, Tavo harxhon karburantin e gjithë vitit, porosit 141 MLN lekë pa garë

Pa kaluar një muaj si kryetar, Tavo harxhon karburantin e gjithë vitit, porosit 141 MLN lekë pa garë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali –

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali –

19:39 | 15/01/2026
Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit –

Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit –

19:27 | 15/01/2026
Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –

Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –

18:45 | 15/01/2026
Mesazhi i Trump, siguria ekonomike në zemër të sigurisë kombëtare –

Mesazhi i Trump, siguria ekonomike në zemër të sigurisë kombëtare –

18:29 | 15/01/2026
Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë –

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë –

17:59 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali –
  • Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit –
  • Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –
  • Mesazhi i Trump, siguria ekonomike në zemër të sigurisë kombëtare –
  • Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë –
  • “Sterilizimi”/ Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali –
  • Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com