“Rilindja urbane”, një seri shpërdorimi populist i parave publike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rilindja urbane”, një seri shpërdorimi populist i parave publike

16:19 | 13/03/2017
në Opinion
0

Gentian Kaprata*

U trishtova pamasë, kur, ndërsa lundroja në internet, ndesha disa foto që tregonin gjendjen e sotme të qendrës së Shijakut. Investimi publik, pjesë e projektit 350 milionë euro të “Rilindjes Urbane”, kishte pësuar dëme që rikthenin në skenë nevojën e parave publike. Dhe ky është një ritual që do të përsëritet progresivisht në të ardhmen. Jo vetëm se punimet janë bërë “shkel e shko”, porse vetë filozofia e këtij projekti është një shaka adoleshentësh me moshë adulti.

Që në fillesë ky projekt më ka kujtuar Xhikun. Ky ishte babai i tre fëmijëve të mitur që jetonin në një shtëpizë të vjetër të trashëguar nga gjyshi që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, por që kishte një mercedes të tipit të fundit. Të gjithë adoleshentët e lagjes e kishin zili. E kisha edhe unë, derisa kuptova se me paratë që Xhiku kishte blerë mercedesin mund të kishte rikonstruktuar dhe zgjeruar shtëpizën, e cila nga pesha e kohës kishte aq shumë nevoja për t’u bërë minimalisht e jetueshme.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ndoshta edhe me të drejtë, mund të më akuzojnë se nuk e dua të bukurën! Së pari, do kërkoja të definojmë “të bukurën”, sepse e bukura në ndryshim me të logjikshmen, është shumë më relative. Më tej, do përcaktoja preferencën time ndaj të logjikshmes në raport me të bukurën dhe do rreshtoja në mënyrën më antiartistike të mundshme, disa argumente teknike në mbështetje të tezës time se: projekti “Rilindja Urbane” është një seri shpërdorimesh të parave publike.

Projekti është antikushtetues, sepse shkel autonominë e pushtetit vendor dhe bie në kundështi më Kartën Europiane të Autonomisë Vendore dhe kthen mbrapsht procesin e modernizimit të shtetit shqiptar, duke bllokuar një nga qasjet themelore të modernizimit të një shteti në tranzicion nga centalizimi socialist, sikurse është procesi i decentralizimit të funksioneve qeverisëse, në përputhje me një nga parimet bazike të qeverisjes së mirë, subsiariteti (vendimarrja sa më afër qytetarit).

Projekti injoron shkencën e planifikimit territorial në dy parime bazike të saj. Palët e interesuara dhe të prekura nga ky zhvillim janë lënë jashtë vendimarrjes, duke anashkaluar parimin e “bashkëplanifikimit” në ribërjen e qytetit. Gjithashtu, janë shpërfillur planifikimet territoriale dhe planifikimet urbane për të kaluar direkt te projektimi urban i këtyre territoreve qëndrore të qyteteve, duke injoruar një nga karakteristikat bazike të planifikimit territorial, atë të hirearkisë.

Projekti përforcon një nga karakteristikat më të shëmtuara të urbanistikës socialiste, atë të uniformitetit urban/arkitektonik. Të gjithë e njohin metodologjinë e projektimit të qyteteve socialiste dhe nëse studion projektet e sotme rezulton se ato janë fotokopje të njëra-tjetrës. Kjo asnjëanson avantazhet konkuruese të qyteteve, sepse vret specifikën dhe specializimin e tyre të mëtejshëm.

Ai është një shkallë më e lartë e një kuptimi shumë të gabuar që kemi mbi çështjet urbane, sipas të cilit qytetet shqiptare kanë nevojë për projekte zbukuruese, për ndërhyrje në estetikën dhe vizualitetin e tyre. Elita politike dhe teknike i shikon qytetet shqiptare me të njëjtat probleme sikurse qytetet europiane. Në të kundërt, qytetet shqiptare kanë domosdoshmëri për projekte të infrastruktukturore (inxhinierike dhe sociale), në mënyrë që të evoluojnë nga fjetore kolektive në qytete.

Projekti përforcon pabarazi midis qendrave të banuara të të njëjtës bashki. Nëse duhet t’i gjejmë patjetër një aspekt pozitiv të ashtuquajturës Reformë Territoriale, atëherë ajo është se duke bashkuar mekanikisht njësi të ndryshme monocentrike krijoi njësi policentrike urbane (në shkallë bashkie), të cilat që në fillesë ishin në pabarazi mes tyre për shkak të diferencave bashki/komunë, porse me këto investime pabarazia e tyre bëhet më e theksuar.

Ai dëmton policentrizmin e rajoneve urbane, në shkallën bashkiake, duke investuar në pikat më qendrore të qyteteve të reja (qendrat e bashkive qëndrore). Projekti punon si një parakusht për krijimin e një qasje centrifugale të ribërjes urbane të qytetit në vazhdim. Sikurse centrifuga e makinës larëse i tërheq rrobat drejt qendrës së saj, edhe ky projekt do tërheqë investime dhe biznese drejt pikës qendrore të territorit, ku këto investime janë kryer, duke injoruar territoret periferike të qytetit.

Ky projekt nuk maksimilizon përfitimet nga investimi i parave publike, sepse impakti i tij është me një cikël. Pra, në ndryshim me investime të tjera, këto para publike ngurtësohen këtu. Në të kundërt, këto investime do kërkojnë herë pas here para të tjera publike për t’u mirëmbajtur. Gjithashtu, ai nuk ka impakt të ndjeshëm në ekonominë vendore, sepse komponentët e tij (dizain, supervizioni, elementët e mobilimit urban, materialet e ndërtimit) vijnë nga qytetet kryesore apo nga jashtë vendit.

Ai ndikon negativisht edhe në tregun e pasurive të patundshme. Nëse banesave, njësive të shërbimit apo shitjes me pakicë, në zonën e prekur nga ky projekt i fragmentarizuar u rritet vlera, zonave që nuk preket nga investimi ju ulet ndjeshëm. Kjo, sepse ky projekt nuk rrit aftësinë blerëse të banorëve në mënyrë që këta të kenë mundësi të paguajnë më shumë për cilësinë më të mirë, por rrit cilësinë e jetesës në një pikë të vetme të qytetit duke i tërhequar të gjitha paratë në këtë pikë.

Projekti nuk ka ndikim në rritjen e avantazheve konkuruese të qyteteve shqiptare ndaj qyteteve të tjera të shteteve të rajonit apo më gjerë, për të synuar një rritje të turizmit në këto qytete. Vetë projekti tenton t’i “bëjë qytetet shqiptare si qytetet e vendeve të tjera të botës perëndimore” dhe në këtë kuptim, nuk shton arsye racionale dhe të logjikshme, pse një turist i huaj që jeton në qytetet e botës perëndimore do të vizitonte Shqipërinë.

* Urbanism & Democracy

Etiketa: Gentian KaprataKarta Europiane e Autonomisë Vendoreparatë publikeplanifikimi territorialRilindja UrbaneShijaksubsiaritetiUrbanism & Democracy

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Ministrja e re e Ramës akuzohej nga KLSH për abuzime me fondet

Ministrja e re e Ramës akuzohej nga KLSH për abuzime me fondet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com