Është rikthyer aksioni në fushën e blertë në Kosovë. Në këtë shtet ka rifilluar kampionati sot me ndeshjet e javës së 19-të, pas ndalesës për pushimet e viti të ri. Një shkëputje prej rreth dy muajsh, por që duket se nuk ka ndryshuar shumë për kampionët e Ballkanit, pavarësisht lëvizjeve në merkaton e dimrit.
Ata e nisën me fitore vitin, duke triumfuar 4-2 në Malishevë, për të vazhduar ecurinë e tyre në kryesimin e kampionatit. Rrahmani, i cili do të jetë pika e referimit në sulm për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja pas largimit të Ermal Krasniqit, ishte autor i dy golave në këtë duel.
Një fitore e rëndësishme ishte edhe ajo e Llapit në fushën e Drenicës, e vendosur nga penalltia e Rivera në pjesën e parë të sfidës që u mbyll me shifrat 1-0. Ndërsa takimi tjetër i ditës së sotme, mes Gjilanit dhe Ferizajt, u mbyll në barazim pa gola.
The post Rikthehet Superliga e Kosovës me rezultate interesante appeared first on 27.