Në qytetin e Korçës rikthehet fruthi. Mësohet se vetëm në dy ditët e fundit janë prekur 5 persona të grupmoshave të ndryshme midis tyre edhe të lindur në vitet 80-90.
Të prekurit janë izoluar në repartin infektiv dhe janë nga qyteti i Korçës. Shëndeti Publik ka vaksinuar të gjithë personat që kanë pasur kontakte me të prekurit.
Raportohet se në total janë të paktën 11 persona të prekur. Dy prej tyre, raportohet të jenë foshnja, të cilat janë dërguar drejt Tiranës.