Rihapja e dosjes “Gërdeci”, VOA: Vendimi i sotëm vetëm sa e lë të hapur shtegun, Mediu ka mundësi të… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rihapja e dosjes “Gërdeci”, VOA: Vendimi i sotëm vetëm sa e lë të hapur shtegun, Mediu ka mundësi të…

15:00 | 24/09/2021
në Kryesore
0

Në Shqipëri, Gjykata e posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u shpreh sot në favor të gjykimit të ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec. “Gjykata vendosi, të ndryshojë vendimin nr. 60, datë 27.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke pranuar kërkesën e Prokurorit të Posaçëm dhe revokoi vendimin e pushimit nr. 6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke i kthyer aktet Prokurorit të Posaçëm për të proceduar”, shpjegon Gjykata e Posaçme e Apelit në njoftimin për vendimin e saj.

Shpërthimi në Gërdec, pak kilometra ne Jug të Tiranës, në vitin 2008, shkaktoi 26 viktima, mes të cilëve dhe fëmijë, ndërsa afro 250 të tjerë mbetën të plagosur. Një numër i madh personash, që nga ushtarakë deri te biznesmenë të angazhuar në çmontimin e municioneve, u vunë nën akuzë dhe e dënuan në procesin gjyqësor për këtë çështje. Por ish ministri i Mbrojtjes, nuk u gjykua kurrë, ndonëse dhe ndaj tij u zhvilluan hetime. Prokuroria e Përgjithshme, një vit pas shpërthimit, në mars të vitit 2009, ngriti akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, duke e çuar çështjen në Gjykatën e Lartë, e cila sipas legjislacionit të kohës, ishte kompetente për gjykimin e personave me imunitet.

Por 6 muaj më vonë, Kolegji Penal i kësaj Gjykate vendosi pushimin e çështjes, duke qenë se në gusht të atij viti, zoti Mediu kishte rimarrë mandatin e deputetit, duke rifituar kështu dhe imunitetin. Prokuroria e Përgjithshme nga ana e saj nuk i kërkoi më parlamentit heqjen e imunitetit për zotin Mediu, dhe në këtë mënyrë, dosja nuk u rihap asnjëherë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të prindërve të 7 vjeçarit Erison Durdaj, një prej viktimave të shpërthimit në Gërdec.

Read more

Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

Pas 13 vitesh, kërkesa e familjes Durda u mor në konsideratë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila në maj të këtij viti kërkoi rihapjen e procesit gjyqësor. Në kërkesën e SPAK-ut, drejtuar Gjykatës së Lartë argumentohej se motivi që çoi në vendimin e kësja gjykate në vitin 2009, nuk ekziston më. “Imuniteti parlamentar i deputetit gjen zbatim për caktimin e masave të sigurimit “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”, heqjen e lirisë në çfarëdo lloj forme, në rastin e kontrollit të banesës apo të personit, por deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale ndaj tij, për hetimin apo për gjykimin e tij”, shpjegoi SPAK-u, duke nënvizuar se “ndjekja penale për çështjen penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu nuk ka asnjë pengesë që të vazhdojë, pengesa e autorizimit për proçedim ka qënë e përkohshme në momentin kur është vendosur pushimi i çështjes, ndërsa tani kjo pengesë nuk ekziston”.

Kërkesës së SPAK-ut, për revokimin e vendimit të 2009-ës, Gjykata e Lartë ju përgjigj duke argumentuar se me ndryshimet kushtetuese dhe ligjore që kanë ndodhur, i takon Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të vendosë. Në korrik, kjo Gjykatë e rrëzoi kërkesën për rihapjen e procesit gjyqësor ndaj zotit Mediu, duke e konsideruara atë si “të pabazuar në ligj”.

Por dhe SPAK-u e konsideroi po ashtu, të “pabazuar në ligj” vendimin, duke iu drejtuar Apelit.

Vendimi i sotëm vetëm sa e lë të hapur shtegun. Zoti Mediu, i cili nuk ka reguar ende, ka mundësi ta ankimojë atë në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar gjithashtu pezullimin e vendimit të Apelit, deri në shprehjen përfundimtare nga kjo Gjykatë. Në rast të kundërt, SPAK-u, nis menjëherë procedurat për t’ju drejtuar Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për rihapjen e procesit.

/VOA

Etiketa: Gjykata e posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e OrganizuarRihapja e dosjes “Gërdeci”VOA

Të Lidhura

Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

nga 27
11:04 | 14/03/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa ndodhet në Elbasan për një vizitë me rastin e Ditës së Verës, u...

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

nga 27
10:48 | 14/03/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar qytetarët shqiptarë për Ditën e Verës nga Elbasani, kryeqendrën e kësaj feste....

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

nga 27
10:34 | 14/03/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar qytetarët shqiptarë për Ditën e Verës nga Elbasani, kryeqendrën e kësaj feste....

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

nga 27
10:32 | 14/03/2026
0

Një shqiptare është përplasur për vdekje nga një makinë përgjatë rrugës shtetërore 18, pranë një rrethrrotullimi në Santa Cecilia, në...

Para
Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja Covid në Kosovë, shënohen 14 viktima në 24 orët e fundit

Kosova regjistroi 4 humbje jete dhe 84 të infektuar në 24 orët e fundit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

11:04 | 14/03/2026
Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

10:48 | 14/03/2026
Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

10:34 | 14/03/2026
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

10:32 | 14/03/2026
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

10:26 | 14/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –
  • Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –
  • Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –
  • Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –
  • Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –
  • Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –
  • Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com