Rihapet Ambasada saudite në Iran pas shtatë vjetëve – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rihapet Ambasada saudite në Iran pas shtatë vjetëve –

16:47 | 09/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Maj 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 9 Maj 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 9 Maj 2026 –

Mjegulla ‘pushton’ aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, 5 aksidente të ndodhura gjatë mbrëmjes së sotme –

Ambasada e Arabisë Saudite në Teheran e ka rifilluar punën të mërkurën, pas rregullimit të marrëdhënieve mes dy vendeve plot shtatë vjet pasi ishte mbyllur, raportojnë mediat iraniane.

Irani, i mbizotëruar nga shiitët, dhe Arabia Saudite, e mbizotëruar nga sunitët, u pajtuan për t’i ndrequr lidhjet diplomatike dhe për t’i rihapur ambasadat e veta përkatëse, pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kina në mars.

Rivalët e moçëm rajonalë i prishën marrëdhëniet në vitin 2016, pasi misionet diplomatike saudite në Iran u sulmuan gjatë protestave kundër ekzekutimit të klerikut shiit, Nimr al-Nimr, nga Riadi.

“Ambasada e Arabisë Saudite në Republikën Islamike të Iranit i ka filluar zyrtarisht aktivitetet e vet dhe është duke punuar që nga e diela”, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve, IRNA, e cila e citoi një “burim të informuar” në Ministrinë e Jashtme të Iranit.

Riadi nuk ka konfirmuar zyrtarisht për rihapjen e Ambasadës së vet në Iran.

Në qershor, Irani shënoi hapjen e Ambasadës së vet në Riad me një ceremoni të ngritjes së flamurit.

Mediat iranian ia kishin lënë fajin kushteve të këqija të ndërtesës për vonesat në rihapjen e Ambasadës saudite, e cila ishte dëmtuar gjatë protestave të vitit 2016.

Sipas agjencisë së lajmeve, diplomatët sauditë do të punojnë nga një hotel luksoz në kryeqytetin iranian deri në përfundimin e punimeve në ndërtesën e Ambasadës.

Që nga marrëveshja e marsit, Arabia Saudite i ka rregulluar marrëdhëniet edhe me aleatin e Iranit, Sirinë, dhe ka bërë trysni për paqe në Jemen, ku tash e shumë vite e udhëheq një koalicion ushtarak kundër forcave të mbështetura nga Irani, Huthi.

Irani dhe Arabia Saudite i kanë mbështetur anët e kundërta në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme për shumë vite./REL

Të Lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Maj 2026 –

nga 27
07:53 | 09/05/2026
0

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni emocione te veçanta fale disa...

Parashikimi i motit për sot, 5 Janar 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 9 Maj 2026 –

nga 27
07:49 | 09/05/2026
0

Sot vendi ynë do të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm. Në të gjithë territorin parashikohen reshje shiu dhe vranësira të...

Duhet t’a nisim nga vetja –

Parashikimi i motit për sot, 9 Maj 2026 –

nga 27
07:44 | 09/05/2026
0

Sot vendi ynë do të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm. Në të gjithë territorin parashikohen reshje shiu dhe vranësira të...

Mjegulla ‘pushton’ aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, 5 aksidente të ndodhura gjatë mbrëmjes së sotme –

Mjegulla ‘pushton’ aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, 5 aksidente të ndodhura gjatë mbrëmjes së sotme –

nga 27
23:28 | 08/05/2026
0

Aksi rrugor Kardhiq Delvine është pushtuar nga mjegulla e dendur gjatë orëve të fundit, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve....

Para
Detajet, fadroma e bashkisë futi nën rrota pushuesin –

Detajet, fadroma e bashkisë futi nën rrota pushuesin -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Maj 2026 –

07:53 | 09/05/2026
Parashikimi i motit për sot, 5 Janar 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 9 Maj 2026 –

07:49 | 09/05/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Parashikimi i motit për sot, 9 Maj 2026 –

07:44 | 09/05/2026
Mjegulla ‘pushton’ aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, 5 aksidente të ndodhura gjatë mbrëmjes së sotme –

Mjegulla ‘pushton’ aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, 5 aksidente të ndodhura gjatë mbrëmjes së sotme –

23:28 | 08/05/2026
I riu nga Lezha tenton të hyjë me makinë në sheshin “Skënderbej” të mbushur me njerëz –

I riu nga Lezha tenton të hyjë me makinë në sheshin “Skënderbej” të mbushur me njerëz –

22:28 | 08/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 9 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 9 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 9 Maj 2026 –
  • Mjegulla ‘pushton’ aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, 5 aksidente të ndodhura gjatë mbrëmjes së sotme –
  • I riu nga Lezha tenton të hyjë me makinë në sheshin “Skënderbej” të mbushur me njerëz –
  • “Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri”, Berisha mbyll protestën: Beteja vazhdon –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 9 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 9 Maj 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com