Dy vatra zjarri janë riaktivizuar në “Ranën e hedhun” në Shëngjin rreth mesditës, (Ora 13:00). Ministria e Mbrojtjes informon se janë ridërguar 100 forca ushtrie për të shuar flakët si dhe një helikopter. Ata iu bashkuan rreth 20 forcave që qëndronin në terren për të shmangur mundësinë e riaktivizimit të ndonjë vatre.
Ministria e Mbrojtjes informoi paradite: “Forca Ajrore u angazhua me një helikopter gjatë pasditës së djeshme. Forcat e Armatosura në bashkëpunim me Emergjencat Civile punuan deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur dhe u bë e mundur shuarja e zjarrit. Në mbështetje të këtij operacioni u angazhuan edhe 5 mjete transporti dhe 2 ambulanca, të gatshme për evakuim banorësh të rrezikuar dhe dhënie ndihme.