Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar një sipërfaqe toke prej 6000 m² të ndodhura në zonën e Livadhit, Himarë. Vlera e pasurisë të sekuestruar, sipas përllogaritjeve bazuar mbi çmimet e tregut, kap shifrën prej 1 800 000 euro.
Trualli është në pronësi të personit të identifikuar me iniciale K. Gj., i cili sipas njoftimit nga organi i akuzës ka falsifikuar dokumentet e sipërfaqes totale të tokës. Ndërsa dyshohet se eka përfituar nga p[përfshirja në veprimtari kriminale dhe pastrim parash.
“Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në datë 07.09.2021, ka regjistruar procedimin penal me nr.1300, për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 248, 186 dhe 287 të K.Penal. Nga aktet hetimore, provohet se i dyshuari shtetasi K. Gj., banues në Himarë, ka falsifikuar dokumentet e pronësisë, AMTP-në, formularin nr.6, si dhe gjithë praktikën e dalë nga Këshilli i Qarkut Vlorë, DAMT-ja. Shtetasi K. Gj., dokumentet e falsifikuara i ka paraqitur fillimisht pranë Bashkisë Himarë, Drejtorisë të Manaxhimit të Tokave Pyjeve dhe Kullotave ku ka kërkuar regjistrimin e ngastrës te quajtur “Apelistra”, me sipërfaqe 6000m2. Mbi bazën e akteve të administruara deri më tani, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, është paraqitur pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, kërkesa për caktimin e masës së sigurimit personal shtrënguese, “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për shtetasin K.Gj. Me vendimin me nr.449 datë 22/10/2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka pranuar kërkesën e paraqitur nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, duke vendosur masën e sigurimit pasuror të sekuestros preventive për pasurinë e cituar në kërkesën e paraqitur nga Prokurorisë Vlorë”, njofton Prokuroria.