Rey Manaj ka firmosur me skuadrën e Watford. Raportohet se sulmuesi ka nënshkruar një marrëveshje 3-vjeçare me skuadrën angleze. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Në këtë mënyrë lojtari do të nis një aventurë të re në Angli, me Barcelonën që ka të drejtën e refuzimit të ofertës së parë, ndërsa katalanasit do të përfitojnë 50% të shumës në rast shitje nga skuadra e Watford.
Më herët sulmuesi i kombëtares ka qenë në Itali dhe Spanjë, teksa sezonin e fundit e mbylli te Spezia në Serie A në formë huazimi.