Rexhep Qosja: Uroj që Rama të mos paguajë çmimin e “vetmisë” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rexhep Qosja: Uroj që Rama të mos paguajë çmimin e “vetmisë”

12:38 | 05/01/2018
në Shqiperi
0

VRASJE E PARLAMENTARIZMIT! Kështu e sheh Profesor Rexhep Qosja situatën e tanishme politike në Shqipëri, duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit në parlament e jo vetëm. Në një intervistë për “GSH”ai thotë se “për çizmen e hedhur në parlament për të përmbysur me të kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nuk dua të them një fjalë: do të thonë komediografë të ardhshëm! Por dua të them: PD dhe LSI, kryetari i të parës dhe kryetarja e të dytës, po bëjnë çmos që të delegjitimojnë Kuvendin, që të vrasin parlamentarizmin shqiptar, që ta tregojnë Shqipërinë parashtet të çmendur!”

Në rrëfimin e tij të gjatë ndalemi në ngjarjet më të bujshme të vitit që lamë pas e pritshmëritë për vitin ku sapo hymë. Nga çështja Saimir Tahiri, te ish-Prokurori Përgjithshëm, nga Vettingu, te opozita PD-LSI profesori jep opinionin e tij përmes një gjykimi të përftuar së largu.

Duke vënë në dukje prirjen e kryeministrit Edi Rama për të mbetur i vetëm qoftë edhe në kuptimin i vetmuar, thotë se si na mëson historia, statusi i të vetmuarit dhe i të dalluarit, gati gjithmonë dhe gati gjithkund, në politikë dhe jo vetëm në politikë, është paguar shtrenjtë. “Uroj të mos e paguaj Edi Rama këtë çmim”- thekson profesori.

Ai argumenton pse nuk ka besim te Vettingu, pse nuk duhet paragjykuar deri në fund ish-ministri i Brendshëm dhe ndalet më pas te sjellja e opozitës. Një shuplakë e fortë vjen në drejtim të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla të cilin Akademiku e gjen fajtor për mosdorëzimin para drejtësisë të fajtorëve për Gërdecin e 21 janarin. Më poshtë, pjesa e parë e intervistës.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Profesor, në këtë mandat të dytë të qeverisë Rama, çfarë duhet të ketë përparësi?
Sipas mendimit tim e kjo do të thotë sipas mendimit të një intelektuali, të një qytetari të zakonshëm, që nuk ka lejuar dhe nuk lejon të privohet nga e drejta për të shprehur mendimin ndaj të mirave e të këqijave që bëjnë strukturat politike e shtetërore, qeveria në krye me Edi Ramën ka dy detyra që mund të quhen parësore.

Detyra e parë është krijimi i kushteve politike, ligjore, shtetërore për sundimin e drejtësisë, domethënë për institucionalizimin e plotë, të gjithanshëm të shtetit të së drejtës. Njëra prej përpjekjeve të mëdha, por jo të vetme, për sendërtimin e kësaj detyre është realizimi i Vettingut.
Detyra e dytë është krijimi i kushteve politike, ligjore, shtetërore për zbutjen, zvogëlimin, parandalimin e pabarazisë sociale, që sjell të keqe të madhe në shoqëri, që sjell pasiguri sociale, dëshpërim, zhvendosje sidomos të rinisë në botë të jashtme.

Ka shqiptarë që janë zhgënjyer nga Rama dhe qeveritë e tij, ndërsa thuhet shpesh se pushteti konsumon. Do të doja të më thoshit, profesor, se çfarë po bën Rama në gjykimin tuaj, po qeveris mirë a keq?

Si një intelektual me formim mendor e politik bashkëkohor, modern, që është bërë kryeministër, Edi Rama me të drejtë i është kushtuar reformave gati të përgjithshme politike, ekonomike, shtetërore, shoqërore, në sajë të të cilave Shqipëria dhe, nën ndikimin e saj të shpresojmë edhe Kosova, do të liroheshin prej paragjykimeve, prej prapambetjeve, kurse kulturës, qytetërimit, jetës kombëtare do t’i silleshin përmasa të reja ndërtimore, shoqërore, kulturore, demokratike  e humane.

Kryeministri Edi Rama, me bashkëpunëtorët e tij më të përkushtuar, është turrur shumë, ndërkaq, për arritjen e këtyre qëllimeve dhe në këtë turr qëndrojnë të arritura dhe dobësi të qeverisë që kryeson ai. Fushatën e pandalshme të opozitës kundër tij nuk e nxit vetëm etja pushtetore e partive kryesore opozitare, por edhe ky turr që i sjell shumë ndryshime njëmendësisë që ato parti i shqetësojnë! Kryeministri Edi Rama, ndoshta nuk e ka dëgjuar e ndoshta nuk e ka pranuar një të vërtetë të dëshmuar në shumë shtete, që politikologë e sociologë e kanë formuluar kështu:

“Në çdo kohë janë disa kufizime socio-politike, kulturo-logjike dhe historike që përcaktojnë se çka mund të arrihet për një mandat politik shtetëror”.

Shkak tjetër i disa dobësive të qeverisë së Edi Ramës është prirja e tij për të mos përfillur sa duhet këshilla, kritika qëllimmira e kjo domethënë prirja e tij për të mbetur i vetëm qoftë edhe në kuptimin i vetmuar! E, si na mëson historia, statusi i të vetmuarit dhe i të dalluarit, gati gjithmonë dhe gati gjithkund, në politikë dhe jo vetëm në politikë, është paguar shtrenjtë. Uroj të mos e paguaj Edi Rama këtë çmim.

http://www.gsh.al/2018/01/05/ekskluzive-qosja-rama-uroj-te-mos-paguaje-cmimin-e-vetmise/

Etiketa: Adriatik llallaedi ramarexhep qosjavetmiVettingu

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Kreu i Kishës Serbe: Kosova Jeruzalemi ynë. “Nëse të harroj ty Kosovë, më harroftë dora ime e djathtë”

Kreu i Kishës Serbe: Kosova Jeruzalemi ynë. "Nëse të harroj ty Kosovë, më harroftë dora ime e djathtë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com