“Revolucioni i Tetorit” ndodhi në Nëntor…dhe disa rrena të tjera të mitosuna si 1 Maji – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Revolucioni i Tetorit” ndodhi në Nëntor…dhe disa rrena të tjera të mitosuna si 1 Maji

10:23 | 02/05/2018
në Opinion
0

Nga Ilir Seci

Data 1 Maj që njihet në disa vende të botës si “Dita e Punëtorevë” asht e shpallun si e tillë nga Internacionalja e Dytë Komuniste ne vjetën 1891. Drejtuesit e Internacionales së Dytë Komuniste e shpallën këtë datë gjoja me përkujtue “Masakrën e Haymarket” në Çikago, masakër që ndodhi me 4 Maj 1886, në kohën e grevave të Sindikatave të punëtorëve të Çikagos që kërkonin ditën e punës 8-orëshe dhe pagën ditore 1 dollarë e 50 cent…

Sindikata e punëtorëve të Çikagos mbronte të drejtat e punëtorëve por nuk pajtohej me idetë komuniste të internacionalistëve që sa herë ishin mundue me futë në dorë sindikatën më të fuqishme të botës. Sindikata kishte zgjedhë rrugën e grevës për me mbërri synimet që ishin 8-orëshi në ditë dhe 1 dollarë e 50 pagë ditore dhe nuk donte asnjë asocim me Internacionalen. Për fat të keq Çikago ka qenë djepi i lëvizjeve anarkiste, (vazhdon me qenë edhe sot deri në një farë mase), dhe për këtë arsye shumë anarkistë shfrytëzuen atë rast me veprue. Me 3 Maj 1886 disa punëtorë grevistë ishin mbledhë te hymja e kompanisë “The McCormick”, mos me lejue do grevëthyes me fillue punën. Anarkistët e infiltruem në radhët e grevistëve sulmuen punëtorët te hymja e kompanisë dhe policia ndërhyni me mbrojtë punëtorët-grevëtheys të rrezikuem nga sulmi…tensioni u përshkallezue si pasoje e akteve provokuese anarshiste dhe policia qëlloi duke vra 2 punëtore.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ditën e nesërme me 4 Maj 1886 anarkistët shpërndanë trakte sikur te kompania “The McCormick” ishte ba nami dhe ftuen popollin për me dalë në protestë në sheshin “Haymarket”, Çikago. Në protestën e mbajtun me 4 Maj 1886 një tjetër anarkist hedh një bombë artizanale drejt policisë tue shkaktue vdekjen e 7 policëve. Edhe protestuesit mbanin armë prandaj u shkëmbye zjarr mes tyne dhe policisë, si rezultat edhe 4 punëtorë gjetën vdekjen.

7 policë dhe 4 punëtorë të vramë atë ditë – ky ishte bilanci i të famshmes “Masakra e Haymarket”…
Masakër që Internacionalja Mashtruese Komuniste e shndërroi në simbol të ditës së punëtorëve. Mashtrimi nis qysh me datën ma së pari…ngjarjet kanë ndodhë më 3 dhe 4 Maj 1886, por për mashtruesit kronikë të Internacionales Komuniste kjo ishte një vogëlsi e papërfilshme…Për ta mjaftonte me u krijue një Mit – Nji rrenë e mitosun për me vërtitë masat e manipulueshme…
– Nji mashtrim i ngjashëm me të famshmin “sulm ndaj Bastijes” që shkaktoi Revolucionin e pergjakshëm francez, sulm gjoja kundër burgut ku mbaheshin të dënuem politike ndërsa e vërteta asht se burgu ishte thuejse bosh, të burgosun ishin vetëm disa persona të dënuem për fallsifikime çeqesh ;
– Nji mashtrim i ngjashëm me datën 8 Mars që u shpall si Dita e Grues në Bashkimin Sovjetik – në pvrkujtim të një proteste mbajtë në New York me 28 Shkurt 1909…Rrena e mitosun komuniste flet për gra të msakrueme kurse e vërteta asht se data 28 Shkurt 1909 shënon të paren protestë në botë mbajtë për të drejtat e grave ;
– Nji mashtrim i ngjashëm me të famshmin “Revolucion i Tetorit” që në fakt ndodhi në Nandor…Revolucion që faktikisht nisi si rezultat i manipulimit të nji turme të dehunish që sulmoi Pallatin e Dimnit…
***
…Interesante ishin sot shumë shënime shqiptarësh nëpër rrjete sociale – dedikue datës 1 Maj – “Ditës së Punëtorëve”…Rrugë të gjatë e të mundimshme kena na bijtë e shqipes me u ftillue nga propaganda komuniste…Merreni me mend, 27 vjet mbas ndryshimeve në Lindje, ende besohen dhe trumbetohen mitet komuniste…

Etiketa: 1 majiCikagodita e punetorevemitenentorrevolution I tetoritrrena

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Shkencëtari 104-vjeçar shëndetplotë do t’i japë fund jetës përmes eutanazisë: Po plakem, s’jam i lumtur, dua të vdes!

Shkencëtari 104-vjeçar shëndetplotë do t’i japë fund jetës përmes eutanazisë: Po plakem, s’jam i lumtur, dua të vdes!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

14:00 | 25/12/2025
Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

13:46 | 25/12/2025
Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

13:20 | 25/12/2025
Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

13:06 | 25/12/2025
Firmosa nën presionin e Evis Berberit për tunelin e Llogarasë –

Firmosa nën presionin e Evis Berberit për tunelin e Llogarasë –

12:50 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –
  • Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –
  • Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –
  • Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –
  • Firmosa nën presionin e Evis Berberit për tunelin e Llogarasë –
  • Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –
  • Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com