Restaurimi i rrallë/ E katandisur në depo, si iu kthye shkëlqimi Kishës së Shën e Premtes

Duhet të lëçisni

Prestigjozja “Forbes” artikull për Kosovën: Vizitojeni, Rita Ora vjen nga atje

Revista prestigjoze botërore, “Forbes” ka publikuar së fundmi një artikull për disa nga vendet e botës, të cilat mund të vizitohen lehtësisht në këtë kohë pandemie. Veçanërisht,...

Gjykata Speciale në Kosovë: Arrestohet ish-shefi i inteligjencës së FSK, Sali Mustafa

Salih Mustafa, ish-shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit, që ka drejtuar njësitit të quajtur BIA, është...

Konfirmohen 13 raste të reja me Covid-19 në Elbasan

Në Elbasan janë konfirmuar pozitive për Covid-19, 13 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë raporon këtë të mërkurë se numri i rasteve aktive në Elbasan...

26-vjeçari rreh dhe detyron të dashurën për marrëdhënie seksuale me forcë, shpallet në kërkim

Një ngjarje e rëndë është raportuar në policinë e Tiranës, ku një 26-vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohet se rrahu dhe kreu marrëdhënie...

Nga Reshat Gega

Kisha e Shën e Premtes në Balldren të Lezhës u takon atyre shembujve, të cilët, për rastësi apo jo, pas një periudhe të konsiderueshme, përgjatë së cilës ajo pësoi ndryshime dhe ndërhyrje, me pasojë humbje dhe fshehje elementesh origjinale, vjen një moment kur rishfaq një shkëlqim e pasuri vlerash të tilla, saqë e bëjnë të radhitet denjësisht në listën e monumenteve kristiane tepër interesante, si për modelin arkitekturor, edhe për atë artistik.

Kjo kishë u përfshi relativisht vonë në listën e monumenteve. Një vonesë kjo, e cila ka ardhur për shkak edhe të tjetërsimeve në volumetrinë dhe pamjen e saj, veçanërisht gjatë kohës kur ambienti jashtë e brenda saj ishte vënë në shërbim të kooperativës, si një depo e thjeshtë. Në periudhën para viteve 1990 ka qenë koha kur ndaj saj ishin realizuar punime, gjithnjë në shërbim të funksionit si magazinë apo depo, duke e suvatuar e zbardhur tërësisht brendinë. I gjithë volumi i këtij monumenti përbëhej vetëm nga një sallë me gjatësi afër 12 m dhe gjerësi 4.4 m, e mbuluar nga një qemer cilindrik me formuese lindje-perëndim. Në ekstremin lindor vazhdonte të ekzistonte e thelluara e absidës, gjithashtu e suvatuar dhe lyer me ngjyrë blu. Me ndryshimet social-politike që erdhën pas vitit 1990, gradualisht Kisha e Shën e Premtes në Balldren të Lezhës u përfshi në vëmendjen e besimtareve, duke e vënë në përdorim si faltore. Gjithnjë me pamjen e saj të rëndomtë, ashtu sikurse ishte tjetërsuar, ajo po shfaqte probleme të mëdha konstruktive, duke arritur kulmin e emergjencën në vitin 2002. Ishte pikërisht në këtë vit kur u vendos për të ndërhyrë me konservim dhe restaurim të arkitekturës së saj, duke e përqendruar vëmendjen në radhë të parë në bllokimin e fenomenit të hapjes së murit verior, si pasojë e të cilit, ishte në prag të rrëzimit edhe qemeri cilindrik i mbulesës së sallës (fig. 1).fig6

Situata e rënduar e strukturave konstruktive solli në detyrimin e realizimit të një projekti ndërhyrjeje, me pikësynimin kryesor bllokimin e fenomenit të hapjeve dhe për pasojë edhe shembjeve, si të fasadës veriore dhe, njëherazi, të çatisë. Në këtë projekt parashikuam të ruhej në maksimum struktura origjinale, muret dhe mbulesa, duke bërë që, njëkohësisht, të vertikalizohej sa të ishte e mundur faqja veriore. Paralel me ndërhyrjet për drejtpeshimin e murit të aksidentuar, u aplikua edhe shtytja nga poshtë lart e qemerit cilindrik gjatësor të sallës. Kjo ishte një ndërmarrje e vështirë dhe shumë e rrallë për të mos thënë e para në eksperiencën restauruese shqiptare. Masa e madhe e qemerit si dhe volumi i murit verior detyronin një strategji dhe teknikë ndërhyrjeje tepër të kujdesshme. Në shërbim të idesë sonë, u aplikuan spostimet graduale, në mënyrë të tillë që lëvizjet, si të ekranit të murit verior edhe të barkut cilindrik të qemerit, të bënin zhvendosje në bllok, pa sjell copëtimin e masës së strukturës. Gjatë procesit të ndërhyrjeve për konservimin dhe riaftësimin e strukturave në arkitekturën e Kishës së Shën e Prentes, rastësisht, në këndin veri-lindor të sallës dolën pjesë të sipërfaqes me afresk (fig.1). Nga ky moment, në strategjinë e ndërhyrjeve që, paraprakisht kishte marrë përsipër të realizonte projekti ynë, u kalua vëmendja edhe në evidentimin e sipërfaqeve me dekorim afresku. Për këtë arsye u realizua një projekt specifik nga sektori përkatës i IMK-së, i cili mori përsipër jo vetëm evidentimin, por edhe konservimin e pjesëve me pikturë të të gjithë sallës. Gjatë viteve 2002-2005 u përmbyllën ndërhyrjet kryesore konservuese në arkitekturën e kishës si edhe një pjesë e ndërhyrjeve për evidentimin e afreskut në pjesën e absidës. Ndërhyrjet e realizuara gjatë viteve 2002-2005 në arkitekturën e Kishës së Shën e Premtes dhe zbulimet e afreskut në faqen lindore të saj sollën të dhëna, të cilat çonin për herë të parë në një njohje më të saktë të formave fillestare dhe fazave, në të cilat ka kaluar ky monument.fig7

Momenti i parë, i cili na dha një ide tjetër për atë se si ka qenë arkitektura e saj dhe ndryshimet në kohë, ishte gjetja e një fotoje e vitit 1942. Në të jepet pamja e fasadës perëndimore në një formë të tillë që në momentin e parë krijonte një lloj paqartësie. Kjo për arsye se nuk përkonte aspak me linjat dhe volumetrinë aktuale të monumentit(fig. 2).

fig2Pamjen në fjalë më pas e kishin ndryshuar nga që e patën kuptuar si të panevojshme apo dhe të tepërt. Forma që jepej në foton e vitit 1942, na dha mundësinë për të kuptuar volumetrinë fillestare të Kishës së Shën e Premtes. Për këtë arsye, e rindërtuam pjesën e sipërme të frontonit të fasadës perëndimore, duke e çuar siluetën e tij në të njëjtën formë, sikurse jepej në foton e vjetër. Në funksion të të kuptuarit të fazës fillestare, bashkë me frontonin e ballit perëndimor, bazuar në informacionin që sjell fotoja në fjalë, u përfshin, themelet e një abside tjetër, në vazhdimin e ekzistueses, në drejtimin jugor, si edhe gjurmët e themeleve që përcaktonin qartë ekzistencën dikur të një salle të dytë. Vazhdimi i sallës në fjalë kuptohej qartë edhe nga mbetjet e mureve, në fasadën perëndimore dhe atë lindore.

Në ndihmë të një përcaktimi më të sigurt të formave dhe fazave që ka pasur Kisha e Shën e Premtes, erdhi edhe ekzistenca e gjurmëve të afreskut në absidën ekzistuese. Linja e sipërme e tij tregon qartë se në origjinën e vet salla ka qenë e mbuluar me çati druri dyujëse dhe jo me qemer cilindrik, sikundër e gjejmë sot (fig.3).fig3+4

Pas shqyrtimit të të gjithë elementeve dhe detajeve, arkitekturore dhe artistike, ne morëm vendimin që të ndërhynim, jo vetëm për konservim e riaftësimin strukturorë të konstruksionit të sallës ekzistuese, por edhe për riformimin e një pjesë të mirë të volumetrisë së monumentit në përafrim me origjinalin. Në radhë të parë u bënë sondazhet në terrenin ku ndodheshin gjurmët e themeleve, të absidës dhe pjesa tjetër e sallës jugore. Më pas u rindërtua salla jugore, duke respektuar planimetrinë që përcaktonin gjurmët. Në linjën ku takojnë muret e reja me gjurmën e vjetër u aplikua një shirit qeramike, në mënyrë që të lihet e qartë ndërhyrja e re dhe të mos ngatërrohet me kalimin e kohës. Lartësia e sallës jugore nuk u realizua deri në atë të asaj ekzistuese dhe u mbulua me çati njëujshe, duke dhënë qartë mundësinë e të kuptuarit se kemi të bëjmë me një plotësim të ri në volumet e arkitekturës së Kishës së Shën e Premtes.

Plotësimi me sallën e dytë në pjesën jugore të Kishës së Shën e Premtes u bë jo vetëm në shërbim të rivlerësimit arkitekturor apo tregimit të volumeve origjinale që ajo ka pasur, por, edhe për të krijuar një ambient, tek i cili do të mund të sistemohej këndshëm një program muzeor. Në përmbajtjen e muzeut, përveç shpjegimeve me tekste e dokumentacion grafik, mbi evolucionin arkitekturor dhe artistik, parashikuam edhe vendosje materialesh e artefakte që mund të dilnin nga vetë monumenti apo edhe të mbledhura rrotull tij. Për këtë qëllim u paracaktua si salla në tërësi, ashtu edhe një vitrinë e thelluar në mur, në pjesën fundore të murit jugor (fig.2).

Ishte ky program për rivlerësimin dhe shpjegimin e vlerave të këtij monumenti, gjatë të cilit ne konstatuam se kishim të bënim me një histori arkitekturore e artistike tepër interesante, situatë kjo e cila nuk ka qenë evidentuar apo konstatuar asnjëherë më parë. Asnjëherë nuk ishte bërë e mundur të perceptohej kjo kishë si një model me dy absidabinjake, dy hyrje në ballin perëndimor dhe dy salla, të cilat kishin një komunikim pothuajse të plotë mes njëra tjetrës dhe të dyja me mbulesa me çati dyujëse me strukturë druri. Kjo skemë paraqet një rast, i cili nuk gjendet rëndom, dhe që, nisur nga periudha kur është e ndërtuar (fundi i shek. X- fillimi i shek XII), lë të kuptohet se mundësia më e madhe e variantit funksional lidhet me përdorimin në shërbim të dy riteve, atë katolik dhe ai ortodoks (fig.4, 5, 6, 7). Kjo fazë ndërtimi i takon të jetë e stilit romanik, gjurmë të së cilës ne i gjejmë në trupin apo strukturat murore të kishës.

Më pas, kisha, për shkaqe që nuk njihen akoma, ka pësuar një shembje të sallës jugore e një pjesë e asaj nga veriu (fig.8).

Menjëherë pas shembjeve janë bërë ndërhyrje rindërtimi, por tashmë jo me stilin romanik. Nga mënyra dhe forma e elementeve që janë realizuar gjatë kësaj faze, sikurse janë dritaret, porta dhe qemeri mbulues, përcaktohet qartë stili gotik i arkitekturës. Këtë fazë të arkitekturës (fundshek. XII – fillimi i shek XIII) e gjejmë të bashkërealizuar edhe me veprën e artit (fig.9).

fig10

Në gjysmën e dytë të shekullit XV ka ndodhur edhe një tjetër prishje, veçanërisht në pjesën e mbulesës. Dallojmë ndërhyrje në qemerin cilindrik, pjesa jugore dhe ajo kulmore e tij. Kësaj periudhe i takon të jetë edhe vendosja e mbishkrimit në ballin e absidës. Është për t’u theksuar se me fazën e dytë të ndërhyrjeve, gjatë vitit 2019, u rimor në konsideratë ideja e trajtimit të veprës së artit. Ishte një proces i parashikuar që në fazën e parë të viteve 2002- 2005 dhe në këtë fazë u bë e mundur të përfshihej e gjithë sipërfaqja e mureve në kërkimin dhe vënien në dukje të çdo gjurme me pikturë. Rezultati i punës evidentuese të afreskut është mbresëlënës dhe dobiprurës në drejtim të përcaktimit akoma më bindshëm të zhvillimeve në faza të këtij monumenti (fig.10).fig8

Me ndërhyrjet restauruese e studimore të deritanishme, kisha e Shën e Premtes, në Balldren të Lezhës, vjen si një vlerë e shtuar dhe mjaft e vyer për trashëgiminë kulturore shqiptare. /panorama/

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

E Freskët taze

Prestigjozja “Forbes” artikull për Kosovën: Vizitojeni, Rita Ora vjen nga atje

Revista prestigjoze botërore, “Forbes” ka publikuar së fundmi një artikull për disa nga vendet e botës, të cilat mund të vizitohen lehtësisht në këtë kohë pandemie. Veçanërisht,...

Gjykata Speciale në Kosovë: Arrestohet ish-shefi i inteligjencës së FSK, Sali Mustafa

Salih Mustafa, ish-shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit, që ka drejtuar njësitit të quajtur BIA, është...

Konfirmohen 13 raste të reja me Covid-19 në Elbasan

Në Elbasan janë konfirmuar pozitive për Covid-19, 13 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë raporon këtë të mërkurë se numri i rasteve aktive në Elbasan...

26-vjeçari rreh dhe detyron të dashurën për marrëdhënie seksuale me forcë, shpallet në kërkim

Një ngjarje e rëndë është raportuar në policinë e Tiranës, ku një 26-vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohet se rrahu dhe kreu marrëdhënie...

Vendosja e tritolit ndaj Preng Gjinit, “Akuza” thërret në takim drejtuesit e policisë së Tiranës

Drejtuesit e Policisë së Shtetit kanë nisur një takim në orën 11:00 në Prokurorinë e Tiranës. Raportohet se në qendër të takimit është hetimi i...