Banorët e Rrjollit kanë zhvilluar një protestë këtë të hënë para Kuvendit. Banorët nuk kanë hequr dorë nga e drejta e tyre për pronën ndërsa bëjnë thirrje që autoritetet të reagojnë.
Me disa pankarta në duar “Po na vjedhin tokën”, banorët bëjnë thirrje që qytetarët të bashkohen dhe të mbrojnë pasuritë e tyre.
“Kryeministri del e thotë se kanë letrat e falsifikuar, a ka shkuar ndonjë herë të shohë se çfarë ndodh në këto institucione tona”, u shpreh një qytetare.
Ata kanë akuzuar se të gjitha projektet bëhen pa asnjë transparencë dhe ‘se grabiten për ditën me diell’.
Gjithashtu banorët kanë hedhur akuza lidhur ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
“Janë të gjitha të firmosura nga një figurë Belinda ballukut. Hajdutë janë të gjithë ata që kanë firmosur këtë vkm. Dhe e para që e merr SPAK në listë është Belinda Balluku, dua t’i kujtoj sot kryeministrit të gjithë atyre që folën për progres raportin, ne këtu jemi për të dëshmuar se në rastet tona nuk ka drejtësi. Është kapitulli për mbrojtjen e natyrës, dhe ne jemi dëshmitarë që nuk janë mbrojtur”, u shpreh një qytetare.
Kujtojme se ne token e Rrjollit qeveia ka miratuar ndertimin e nje resorti turistike nga oligarku Bashkim Ulaj.
gijotina.com/
The post Resorti i Bashkim Ulajt/ Banorët e Rrjollit protestë para Kuvendit: S’ju lejojmë të na plaçkitni appeared first on 27.