Bregdeti i Shëngjinit është mbuluar i gjithi nga mbetje urbane, të depozituara në det nga lumi Drin.
Ky fenomen ndodh çdo herë pas reshjeve të shiut, pasi valët e detit nxjerrin në sipërfaqe mbetjet e plastikës dhe qelqit, favorizuar nga moti i keq dhe me reshje të shumta.
Vija bregdetare është ndotur e gjitha nga Kune Vaini deri në Ranën e hedhur.
Administratori i Shëngjinit, thotë se do të ndërhyhet për pastrimin e vijës bregdetare dhe gjithçka do të jetë gati deri në fundin e muajit maj.