Për shkak të reshjeve të dendura të shiut në gjithë terrotorin e vendit kanë sjellë vështirësi në qarkulllimin e automjeteve.
ARRSH njofton se të gjitha akset janë te kalueshme normalisht, por për shkak të reshjeve janë konstatuar rënie gurësh në disa prej akseve.
Njoftimi i ARRSH-se
Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë vendin 🌧 por pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në të tria rajonet 🛣
👉Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në monitorim të situatës 👀 përgjatë gjithë natës 🕝 për të pasur gjendjen e akseve nën kontroll dhe duke pastruar rënien e lehtë të gurëve në disa segmente rrugore 👨🔧.
Reshje të lehta shiu vazhdojnë ende 💦 në të gjithë territorin, por te gjitha akset janë të kalueshme 🚜 qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht.
🚧Vazhdon monitorimi dhe gatishmëria me mjete dhe fuqi punëtore në terren👩🔧
⚠️Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.