Reshjet e dëborës kanë krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve në aksin Kukës- Kalimash.
Bëhet me dije se trashësia e borës është 10 cm ndërsa në terren raportohet të jenë 8 borëpastruese të cilat po punojnë për normalizimin e qarkullimit dhe hapjen e rrugës.
Më herët ishte paralajmëruar se java e parë e 2017 do të niste e ftohtë dhe me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, ndërsa temperaturat do të pësojnë ulje drastike në ditët që vijojnë.