Reportazhi i “Express”: Të rinjtë po ikin nga Shqipëria e varfër – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reportazhi i “Express”: Të rinjtë po ikin nga Shqipëria e varfër

14:25 | 03/07/2016
në Uncategorized
0

Mdiat britanike i kthehen analizës për varfërinë në vendin tonë që po kërkon të bëhet pjesë e BE, prej nga Britania u largua

Mediat britanike i rikthehen sërish artikujve për Shqipërinë, duke theksuar se Bashkimi Evropian pret që të anëtarësojë në gjirin e vet një vend të varfër.

Britania “Express” shkruan se tashmë BE-ja pritet të marrë masa për të mbushur gropën prej miliarda paund që la dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Artikulli thekson se Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2020. Sipas britanikes, vendi është ndër më të varfrit në Evropë dhe në rrugët e Tiranës gjen kudo lypës. Ajo shkruan se shqiptarët mezi presin që vendi të anëtarësohet në BE në mënyrë që të largohen për në vendet evropiane dhe veçanërisht në Britani.

Artikulli i Express:

E ardhmja financiare e Evropës është vënë në dyshim dhe “shefat” e Europës po përpiqen të mbushin gropën prej disa bilion paund që la dalja e Britanisë së Madhe. Gjithsesi, siç e do tradita e Bashkimit Europian, ndërsa bëhen përpjekje për të mbyllur një problem , menjëherë hapet një tjetër.

Kombe jashtë zonës Euro, po mbajnë frymën, në pritje të lajmit se si do ta mbushë Bashkimi Europian gropën prej 15% në buxhet deri në 2010.

Në këtë situatë, bosët e Brukselit po shtrojnë tapetin e kuq për vende të zhytura në borxhe, si Shqipëria.

Ekonomistët dhe mbështetësit e fushatës për daljen e Britanisë nga BE kanë paralajmëruar për pasojat financiare që mund të ketë në Evropë, nëse i hapen dyert vendeve në krizë financiare. Por BE vazhdon me bisedimet dhe Shqipëria mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian afërsisht në vitin 2020.

Express.co.uk vizitoi Shqipërinë para referendumit në Britani, aty ku shqiptarët shprehen se mezi presin t’i bashkohen BE-së, në mënyrë që vendi i tyre të dalë nga spiralja e borxheve ku është futur. Shqiptarët flasin për dëshirën që të shkojnë në vende të Evropës, në veçanti në Britani, pasi të anëtarësohen plotësisht në BE. Ndërsa vendi, në mënyrë të padiskutueshme po bën përmirësime, varfëria është e shpërndarë kudo. Në rrugët kryesore të Tiranës, të moshuarit e sigurojnë jetën duke shitur këpucët e tyre, ose peceta dhe cigare nga kutitë e vendosura në rrugë.

Ndërsa të moshuarit përpiqen të nxjerrin para, qyteti është i mbushur nga lypës.

Afërsisht janë 2.500 romë që jetojnë në rrugët e Shqipërisë. Në veri të Tiranës, familjet kanë braktisur fëmijët dhe janë larguar drejt Evropës në kërkim të parave- në shtëpi thonë se nuk ka punë.

Altin Goga, 36 vjeç, ka një kafe të vogël dhe një ushqimore në një qytezë jashtë Tiranës.

Ai tha për Express.co.uk: “Situata nuk është e mirë. Është dëshpëruese. Njerëzit blejnë vetëm produktet themelore. Sheqer dhe kafe. Shumë pak blejnë fruta dhe perime. Njerëzi po plaken, nëse e vini re. Të rinjtë duan të ikin nga ky vend. Mendojnë se gjërat janë më mirë jashtë vendit dhe mezi presin të largohen. Nuk është e lehtë të kesh një mirëqënie dhe të bësh një jetë të ndershme në këtë vend”.

Sipas Express.co.uk pagat janë të ulta në krahasim me pjesën tjetër të Europës, ndërsa nafta ka thuajse të njëjtin çmimsi në Angli, thuajse një paund.

Pavarësisht varfërisë në shkrim thuhet se në vitin 2014, borxhi public për ish vendin komunist ishte 9.530 milion dollar dhe në vend që të ulej, u rrit edhe me 535 milion dollar nga viti i kaluar. Shuma tregon se borxhi ka arritur në 71.7% të PBB të Shqipërisë. Nga viti 2004 është rritur me 20%.

Etiketa: emigracioni ne ShqiperiExpressvarferia ne Shqiperi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
E vërteta e Ben Blushit si mysafir i SFEVA-s së Vorio Epirit

E vërteta e Ben Blushit si mysafir i SFEVA-s së Vorio Epirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com