Mijëra qytetarë, mbështetës të opozitës, demokratë janë nisur nga rrethet për të marrë pjesë në protestën e thirrur sot nga lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“Fjalën” të parët në protestë e kanë marrë dy këngëtaret e njohur, Renis Gjoka dhe Big Basta. Renis Gjoka live para protestuesve dhe Big Basta me zërin e tij, por larg në Australi kanë ndezur protestuesit. “Ku jeni shqiptarë”, ishte thirrja e Gjokës dhe më pas kënga himn e protestës “Një hap përpara”.
Ndërkaq Berisha ka lënë selinë dhe i është bashkuar qytetarëve në shesh.