Në 24 orët e fundit janë shënuar 265 pacientë nga koronavirusi në vendin tonë, duke shënuar kështu një tjetër rekord.
Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 265 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan ministrja.