Rekomandimet e OBSH-së për ushqyerjen e foshnjës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rekomandimet e OBSH-së për ushqyerjen e foshnjës

14:59 | 20/05/2016
në Uncategorized
0

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka hartuar një udhëzues, me rekomandime për ushqyerjen e shëndetshme të foshnjës. Sipas OBSH-së, tejet e rëndësishme është ushqyerja ekskluzive vetëm me qumësht gjiri.
Foshnjat
Të porsalindurit që rriten shpejt, kanë kërkesa specifike për lëndët ushqyese, të cilat merren me anë të ushqimeve. Organizmi i fëmijës ka nevoja jetike për energji dhe materialet e rritjes, të cilat merren nga proteinat, yndyrat dhe sheqernat. Kripërat dhe vitaminat edhe pse nuk japin energji, janë mjaft të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës. Ato sigurojnë që të kryhen si duhet të gjitha reaksionet kimike që ndodhin në organizëm. Një ushqyerje e mirë që nga lindja është mënyra më e mirë jo vetëm për të siguruar një zhvillim fizik dhe mendor normal, por ajo parandalon ose zvogëlon në minimum një sërë çrregullimesh e sëmundjesh të fëmijërisë (si p.sh. shfaqjet alergjike, patologjitë e sëmundjeve ngjitëse) tek adoleshentët, (si p.sh.: koliti, obeziteti apo dhjamosja, hiperkolesterolemia), si dhe vonon shfaqjen tek i rrituri, të sëmundjeve të tilla si: diabeti, arteroskleroza, sëmundje të ndryshme të mëlçisë, zorrëve, disa tumoreve dhe plakjen e parakohshme. Për fëmijën e vitit të parë të jetës, rekomandohet ushqyerje ekskluzive me gji për gjashtë muajt e parë, duke mos i dhënë asnjë lloj tjetër ushqimi veç qumështit të gjirit. Ajo pasohet me futjen graduale të ushqimeve shtesë në fund të muajit të gjashtë të jetës. Ndërsa për fëmijët që nuk kanë mundësi të ushqehen me qumësht gjiri, ata mund të ushqehen me qumësht artificial me kutitë me formularët e zëvendësuesve të qumështit të gjirit. Ushqyerja me gji është ushqyerja ideale dhe më e përkryer e ushqyerjes së foshnjave. Foshnjat e porsalindura duhet të ushqehen ekskluzivisht/vetëm me qumësht gjiri për 6 muajt e parë të jetës dhe më tej vazhdohet ushqyerja me gji, së bashku me ushqimet komplementare, deri të paktën në dy vitet e para ose më shumë.
Shpeshtësia
Ushqyerje e shpeshtë, pa kufizim, sipas nevojës së foshnjës. Foshnjat ushqehen me gji për aq gjatë e shpesh sa janë të interesuar. Për të porsalindurin, kjo është zakonisht çdo 2-3 orë gjatë gjithë ditës dhe natës, (8-12 herë ose më shumë në 24 orë). Gjatësia e kohës së ushqyerjes ndryshon me moshën e foshnjës dhe mënyrën e ushqyerjes. Ajo mund të kërkojë midis 20-30 minutave për një ushqyerje komplete. Duhet zgjuar foshnja nëse është e nevojshme. Foshnjave nuk ju vendosen modele ushqyerjeje efektive, deri në 36-48 orë pas lindjes. Nëse foshnjat janë të përgjumura, duhet të zgjohen lehtësisht dhe t’ju jepet mundësia për t’u ushqyer me gji, të paktën çdo 3 orë gjatë ditës dhe 1-2 herë gjatë natës. Duhet siguruar ushqyerja vetëm me qumështin e gjirit. Pasi foshnjat që ushqehen me gji, duhet të marrin qumësht gjiri, pa ushqime dhe lëngje të tjera shtesë, deri kur nuk ka një udhëzim mjekësor. Shtesat me ushqime të huaja ndërhyjnë me prodhimin e qumështit. Gjithashtu, foshnjat nuk duhet të përdorin shishe me biberonë dhe biberonë qetësues, sepse mënyra e thithjes së tyre nga foshnja është e ndryshme nga mënyra e thithjes së gjirit dhe kjo mund të pengojë ushqyerjen me gji.

Llojet e ushqyerjes
Ushqyerja ekskluzive me gji, vetëm me qumësht gjiri
Ushqyerja vetëm me qumësht gjiri nënkupton që fëmijës të mos i jepet asnjë lloj tjetër ushqimi, përfshirë dhe ujin, përveç qumështit të gjirit (duke përjashtuar barnat/medikamentet dhe vitaminat, apo kripërat minerale në formë pikash, që jepen për një kohë jo shumë të gjatë); është i lejuar qumështi i shtrydhur i gjirit.
Ushqyerja kryesisht me gji
Ushqyerja kryesisht me gji nënkupton ushqyerjen me gji të një foshnje, por asaj i jepen dhe sasi të vogla uji, apo lëngje të tjera me bazë ujin, p.sh. çajrat, lëngjet e frutave etj.
Ushqyerja me shishe
Ushqyerja me shishe nënkupton ushqyerjen e një foshnjeje nga shishja, çfarëdo përmbajtje që ajo të ketë (qumësht gjiri apo artificial), duke përfshirë edhe qumështin e shtrydhur të gjirit.
Ushqyerje artificiale
Ushqyerje artificiale nënkupton ushqyerjen e një foshnjeje me qumësht kutie apo bagëtie, pa i dhënë fare qumësht gjiri.
Ushqyerja e pjesshme me gji
Ushqyerja e pjesshme me gji nënkupton dhënies së foshnjës pjesërisht qumësht gjiri dhe pjesërisht ushqim artificial, drithëra, ose ushqim tjetër.

Shpeshtësia e ushqyerjes
– Foshnjat duhet të fillojnë ushqyerjen me gji brenda ½-1 orë pas lindjes.
– Ata nuk duhet të marrin asnjë lëng apo ushqim, përpara se të fillojnë ushqyerjen me gji.
– Foshnjat duhet të ushqehen ekskluzivisht/vetëm me gji, për të paktën 4 muajt e parë të jetës.
-Midis 4-6 muajsh, jepen ushqime shtesë, vetëm nëse foshnja nuk rritet si duhet, ose nëse duket i uritur, me gjithë ushqyerjen me gji.
– Shumë foshnje nuk kanë nevojë për ushqime shtesë përpara 6 muajsh.
– Të gjithë fëmijët më të rritur se 6-muajsh duhet të fillojnë të marrin ushqime shtesë.
– Fëmijët duhet të vazhdojnë të marrin qumështin e gjirit deri në 2 vjeç ose edhe më tej.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Përparësitë e ushqyerjes me qumësht gjiri
– Ai përmban ekzaktësisht lëndët ushqyese, për të cilat ka nevojë një foshnjë.
– Është i tretshëm lehtë dhe përdoret me efektivitet nga trupi i foshnjës dhe mbron foshnjën përkundrejt infeksioneve.
– Kushton më pak se ushqyerja artificiale.
– Ndihmon nënën dhe foshnjën për t’u lidhur ngushtësisht.
– Ndihmon zhvillimin e foshnjës.

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
KQZ shqyrton zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe

Dekriminalizimi/ Kryebashkiaku i Krujës 2 herë i hetuar për trafik droge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përgëzojmë Dumanin për shërbimin, partneritet me Kryeprokurorin e ri –

Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

11:11 | 15/01/2026
60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

11:01 | 15/01/2026
E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –

E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –

10:31 | 15/01/2026
Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

10:05 | 15/01/2026
Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –

09:51 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA
  • 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –
  • E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –
  • Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –
  • Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –
  • Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA
  • 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com