Pas Aleancës për Shqipërinë Europiane me në krye Partinë Socialiste, një tjetër koalicion është regjistruar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Bëhet fjalë për koalicionin me 7 parti të vogla me emrin “Shpresa për Ndryshimin”. Partitë që marrin pjesë në koalicion: Aleanca Kuq e Zi, Bashkimi Liberal Demokrat, Demokracia e Re Europiane, Aleanca Popullore, Partia Balli Kombëtar, Partia Emigracioni Shqiptar dhePartia Ora e Shqipërisë.
“Të vetëdijshëm se rruga e vetme kushtetuese për përtëritjen dhe zhvillimin e një shoqërie demokratike është pjesëmarrja në proceset e saj zgjedhorë.
Të shqetësuar se rrethanat politike të tanishme në Shqipëri po ndikojnë për krijimin e një klime mosbesimi në vlerat e institucioneve demokratikë.
Ne si një grup i partive politike opozitare kemi vendosur së bashku për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore si koalicion me emërtimin “Shpresa për Ndryshimin””- shkruhet në letrën drejtuar KQZ-së.
Foto nga BallkanWeb: