Regjisori padit Veliajn për shpifje: Te Teatri që s’do shembet, do shkelin tapetin me fytyrën tënde – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Regjisori padit Veliajn për shpifje: Te Teatri që s’do shembet, do shkelin tapetin me fytyrën tënde

16:10 | 29/03/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Regjisori Kastriot Çipi ka paditur kryebashkiakun Erion Veliaj për shpifje. Ai shkruan:

“Në korrik 2018, një duzinë gazetash, televizionesh dhe portalesh pro-qeveritare, shpifën kundër meje duke thënë se jam i dënuar për vjedhje. Ti u tregove më i zgjuar se shërbëtorët e tu. E riciklove shpifjen duke folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, por nuk përmende emrin tim.

Sot në mbrëmje, në intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin Opinion, ti e humbe durimin dhe bëre gabimin fatal: shpife për mua me emër e mbiemër dhe jo vetëm kaq, por përdore fjalët “dënim penal”, “vjedhje”, “hajdut” etj. Tani do të të duhet t’i japësh gjykatës prova materiale për të provuar pafajësinë tënde, sepse unë do të të padis për shpifje.

Read more

Dëgjova një gjë shokuese –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

Nuk do të të kërkoj ndonjë dëmshpërblim të madh, jo sepse ti nuk e meriton, jo sepse nuk e vlerësoj cënimin e imazhit tim përmes një emisioni me audiencë maksimale, por sepse, sipas ligjit, do të më duhet të paguaj paradhënie 2% të shumës së kërkuar dhe nëna ime ka qëlluar ta ketë pensionin të vogël. Ajo jo vetëm nuk më bëri dot dhuratë dasmën në ndonjë kala, por me pensionin që merr nuk paguan dot ilaçet dhe trajtimet shëndetësore “falas”.

Një vit më parë, ti ishe sërish në studion e Opinion dhe po gënjeje, si zakonisht. Po thoje se muret e Teatrit kanë asbest dhe se shembjen e tij e kanë sugjeruar specialistët italianë të arkitekturës. Dhe këtë mashtrim, e thoje pa t’u dridhur qerpiku, duke tundur në dorë një libër të arkitektëve italianë, për trashëgiminë e arkitekturës italiane në Shqipëri. I dërgova një sms Blendi Fevziut dhe ai ta lexoi në emision: E sfidoj zotin Veliaj të gjejë fjalën “asbest” në librin që ka në dorë.
Ti u zure ngushtë, si miu në çark dhe u mundove të dalësh nga situata duke i thënë gazetarit Robert Rakipllari “Se asbestin e the ti”!

Sot ti u irritove sepse unë sërish të demaskova. Të thashë, përmes insertit se ke shpifur publikisht duke thënë se Instituti i Ndërtimit ka kërkuar shembjen e Teatrit, sepse është ndërtesë e rrezikshme. Të thashë se në asnjë rresht të raportit në fjalë, të cilin e disponoj, nuk gjenden fjalët “e rrezikshme” dhe “shembje”. Së dyti të pyeta se pse ke shkelur Ligjin Special “Fusha”, që e kërkove me aq ngut, duke shkelur ligjin për konsultimet publike? Dhe ti e di që e ke shkelur, sepse afati i fundit për ty që të shpallje garën publike për projekte për Teatrin e ri Kombëtar ka kaluar më 13 dhjetor.

Prandaj ti sot e humbe durimin! Ishte i treti përgënjeshtrim dhe e treta akuzë publike imja për ty, në të njëjtin emision! Të trija pa përgjigje nga ana jote. Prandaj u detyrove të bësh atë që di të bësh më mirë: të përbaltësh individin!

Unë e di se do ta kem të vështirë në gjykatë, sepse “reforma në drejtësi” e babait tënd shpirtëror Soros dhe e vëllait tënd të madh (që të bie ta thërrasësh “Lali”) Rama i ka tredhur gjyqtarët që nuk e kanë kaluar ende vettingun. E di se ti do ta ankimosh vendimin e shkallës së parë në Apel, e pastaj vendimin e Apelit në Gjykatën e Lartë. E di se ky proces mund të mbarojë pas 5 apo 10 vjetësh, por unë do ta bëj, thjesht për kënaqësinë e spektaklit që pres të shoh në procesin e shkallës së parë. Nëse arrij ta fitoj shpejt dhe ndërkohë Teatri Kombëtar nuk është restauruar ende, ato para do t’ia dhuroj Fondacionit për Restaurimin e Teatrit Kombëtar!

Por një gjë e di me siguri: Teatri Kombëtar nuk do të shembet, por do të restaurohet! Rihapjen do ta festojmë me një premierë, ndoshta “Vizitën e Damës Plakë” të Dyrrenmatit, që do t’ia kushtoj atit (Rama), birit (Veliaj) dhe shpirtit të shenjtë (Soros). Do ta gjeni veten të tre në atë dramë. Por do ta gjeni veten edhe në shkallët e hyrjes së Teatrit Kombëtar. Aty do të ketë një tapet me fytyrat tuaja, që njerëzit të mund t’i shkelin me këmbë duke hyrë.”

Etiketa: Erin veliajkastriot cipipadi

Të Lidhura

Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

nga 27
17:58 | 05/06/2026
0

Në seancën e radhës në GJKKO, Ilir Meta përsëriti kërkesën për transmetim live të procesit gjyqësor dhe për daljen e...

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

nga 27
17:40 | 05/06/2026
0

Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar në afërsi të gjykatës së Tiranës ditën e sotme. Nga impakti...

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

nga 27
15:29 | 05/06/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër të hapur presidentit rus Vladimir Putin, ku propozon një takim...

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

Para
3 partitë kryesore në Holandë kërkojnë kthimin e vizave për shqiptarët: Pjesë e krimit të oganizuar!

3 partitë kryesore në Holandë kërkojnë kthimin e vizave për shqiptarët: Pjesë e krimit të oganizuar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

17:58 | 05/06/2026
Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

17:40 | 05/06/2026
Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

15:29 | 05/06/2026
A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Dëgjova një gjë shokuese –
  • Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –
  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dëgjova një gjë shokuese –
  • Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com