Partia Demokratike ka caktuar grupin e punës për zhvillimin e diskutimeve dhe hartimin e Reformës Zgjedhore.
Në krye të dëtyrës mësohet të jetë zgjedhur sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i cili do të drejtojë në kuadër politik strukturën. Anëtarësia do të plotësohet me: Oerd Bylykbashin, Ivin Kason, Çlirim Gjatën, Arben Ristanin, Endri Hasën dhe Enkelejd Alibeajn.
Ky grup pune do të nisë punën ditën e nesërme teksa ekspertët e sistemit zgjedhor të PD-së dhe LSI-së do të takohen në selinë blu në orën 09:30.