Partia Demokratike ka mbledhur grupin e saj parlamentar këtë të hënë, për të diskutuar për reformën zgjedhore.
Në një dalje publike për mediat, Enklejd Alibeaj tha se sot u bë mbledhja e parë e njërit prej nën-grupeve.
Alibeaj tha se grupi që ai udhëheq diskutoi për shit-blerjen e votës, por edhe për politizimin e administratës zgjedhore.
“Ne kemi dëshirë reale që të bëhet reforma zgjedhore. Por, nuk mund të bëhet reforma zgjedhore, duke u mbështetur vetëm në deklaratë të Ramës se nuk vjedh votën. Kjo nuk është dëshirë, por është t’iu hedhësh sy shqiptarëve. Rama tallet me shqiptarët, duke mos goditur në themel shit-blerjen e votës.
Reforma reale do të ishte që të gjendet ilaçi efektiv në këtë rast për të mos shitur e blerë votën. Palës tjetër i kemi thënë që t’i kthehet seriozitetit. Ne duam reformë reale, të orientuar totalisht nga ato që ka thënë opozita dhe tashmë e thonë edhe gjermanët e Bundestagut. Nuk ka vullnet politik për të dënuar ata që shesin e blejnë vota. Nga drafti i maxhorancës, disa propozime ishin tallje”, tha Alibeaj.