Reforma/ Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje MEPJ dhe ministrit Cakaj: Respektoni ligjin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reforma/ Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje MEPJ dhe ministrit Cakaj: Respektoni ligjin

17:47 | 08/04/2019
në Shqiperi
0

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar ashpër për reformën që ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka nisur në Shërbimin Diplomatik.

Në një deklaratë për mediat, Këshilli i Ambasadorëve marrë shkas nga deklaratat e ministrit “për punësim pranë përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit” shprehet se Shërbimi Diplomatik duhet të konsolidohet me diplomatë karriere.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje MEPJ të respektojë ligjin në fuqi pasi nga ligji nuk përjashtohen as studentët dhe as studentët ekselentë.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Deklarata e plotë:

Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë mbi reformën në Shërbimin e Jashtëm Diplomatik shqiptar

Marrë shkas nga deklaratat e fundit publike të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme në detyrë mbi reformën në Shërbimin Diplomatik Shqiptar, si dhe thirrjen publike të MEPJ “për punësim pranë përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit” të ekspertëve ekselentë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se:

Shërbimi Diplomatik ka nevojë të konsolidohet me diplomatë karriere, që i promovon dhe i mbron ligji dhe jo për prurje nga jashtë pa respektuar ligjin. Përjashtim nuk mund dhe nuk duhet të përbëjnë as edhe studentët “Ekselent”.

Një student i shkëlqyer, apo siç e konsideron MEPJ, “ekselent”, është thjesht një student që ka mbaruar studimet dhe që duhet të motivohet të aplikojë për të filluar karrierën e tij sektoriale apo akademike.

Vetëm eksperienca, vlerësimet në punë dhe karriera në Shërbimin e Jashtëm janë kriteret themelore që duhen marrë në konsideratë.

Ligji për Shërbimin e Jashtëm të RSH-së, Nr.23/2015, si dhe Rregullorja e Shërbimit të Jashtëm, miratuar me VKM Nr.816, dt.7.10.2015, pavarësisht se e kanë dëmtuar konceptin bazë të karrierës diplomatike, janë të detyruara të zbatojnë Ligjin për Administratën Publike dhe parimet e punësimit apo të rekrutimit përkatës.

Ligji për Shërbimin e Jashtëm dhe Rregullorja përkatëse e Shërbimit të Jashtëm janë shumë të qarta lidhur me mënyrën e rekrutimit të diplomatëve të rinj.

Në asnjë mënyrë, rastet përjashtimore dhe të veçanta që ligji parashikon, në pikën 3 të nenit 31 (Ministri i Punëve të Jashtme mund të emërojë në misionet diplomatike dhe postet konsullore, në raste të veçanta, ekspertë jashtë Shërbimit të Jashtëm, të cilët zotërojnë njohuri dhe ekspertizë, sipas specifikave të pozicionit të emërimit), nuk mund e nuk duhet të kthehen në përgjithësim.

Aplikimi i këtij parimi do të dëmtonte më tej Shërbimin e Jashtëm shqiptar dhe do të demotivonte të gjithë trupën diplomatike të karrierës, që kanë hyrë në shërbimin e jashtëm duke respektuar kuadrin ligjor.

Ligji dhe vetëm ligji duhet të jetë kriter bazë për rekrutim dhe karrierë diplomatike. Kriteret subjektive mbi aftësinë individuale apo vlerësimeve estetike janë minimalisht abuzim me detyrën nga i gjithë zinxhiri rekrutues dhe maksimalisht mungesë respekti për trupën aktuale diplomatike që pas viteve ’90 e aktualisht e kanë bërë Shqipërinë të konsiderohet si faktor të rëndësishëm stabiliteti në rajon, anëtare në të gjitha organizatat e rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale, anëtare në NATO dhe kandidate në BE, si kanë kontribuar në mënyrë sinjifikative për liberalizimin e vizave për shqiptarët.

Nenet 36, 39 dhe 41 të Ligjit e shprehin qartë mënyrën e pranimit në Shërbimin e Jashtëm dhe të zhvillimit të karrierës diplomatike.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, i shqetësuar, i bën thirrje MEPJ të respektojë ligjin në fuqi, si dhe të fillojë procedurat për ta riparë këtë ligj, me qëllim shkëputjen një herë e përgjithmonë nga emërimet që jo vetëm nuk e përmirësojnë por e dëmtojnë trupën tonë diplomatike.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë sugjeron hartimin e një platforme me specialistë të fushës dhe konsensus politik, me qëllim që Shërbimi i Jashtëm të ketë përfaqësimin dhe fleksibilitetin e duhur brenda dhe jashtë Shqipërisë, në funksion të interesit më të mirë kombëtar dhe prioriteteve të politikës sonë të jashtme.

Etiketa: gent cakajKëshilli i Ambasadorëve Shqiptarëminitri i jashtemsherbimi diplomatik

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Finalizohet super-operacioni në Tiranë, arrestohen 4 trafikantët (emrat)

Finalizohet super-operacioni në Tiranë, arrestohen 4 trafikantët (emrat)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com