Rama: Referendumi i sotëm, e konfirmoi katërcipërisht bindjen tonë, ashtu sikundër mbështeti me një “PO” shumë të fuqishme, vendimin e kongresit të ri për ndryshimin përkatës në statutin e Partisë Socialiste
Mbi 95% e anëtarësisë socialiste kanë votuar pro rikonfirmimit të Ramës në krye të PS-së. Rezultatet janë paraprake por janë numëruar shumica e kutive të votimit. Përmes një mesazhi në FB, Rama falenderoi të gjithë anëtarësinë e PS, të cilët u bënë pjesë e këtij votimi. Ai tha se PO-ja ishte e fuqishme dhe kjo i jep përgjegjësinë e tij për t’i shërbyer me mish e shpirt PS.
Rama: Mirënjohje e thellë për familjen tonë të madhe politike që sot dha një provë shumë kuptimplotë të vetëdijes dhe angazhimit demokratik. Referendumi kaloi pritshmëritë për pjesëmarrjen falë angazhimit të të gjitha gjeneratave të socialistëve. I falenderoj me dashuri dhe respekt që të gjithë, nga 90 vjeçarët që ishin dëshmia më emocionuese përpara kutive të votimit, deri tek 16 vjeçarët që janë dëshmitarët më të rinj, të të parit referendum partiak në Shqipërinë e këtyre 25 vjetëve. Referendumi i sotëm, e konfirmoi katërcipërisht bindjen tonë, ashtu sikundër mbështeti me një “PO” shumë të fuqishme, vendimin e kongresit të ri për ndryshimin përkatës në statutin e Partisë Socialiste, lidhur me mandatin e kryetarit kur ky i fundit ka edhe detyrën e kryeministrit. Kjo ditë na dha të gjithëve një arsye më shumë për të qenë krenarë për Partinë Socialiste, ndërsa mua vetë edhe një arsye më shumë për t’i shërbyer me mish e me shpirt familjes sonë të madhe politike, në radhë të parë duke e bërë me ndershmëri, përkushtim e dinjitet, detyrën e lartë të Kryeministrit të Shqipërisë.
Rezultatet dhe pjesëmarrja
Sipas burimeve nga selia rozë në qarkun e Lezhës pjesëmarrja ka qenë 76.7 për qind, ndërsa pro mandatit të kryetarit Rama janë përgjigjur mbi 97%, pothuajse e njëjta situatë ishte dhe në qarkun e Durrësit, ku kanë votuar rreth 80% e anëtarësisë. Në Fier kanë votuar rreth 86% e socialistëve me të drejtë vote, në Elbasan, 86%, Librazhd, 81%, Peqin 91%. Në Vaun e Dejës 93.6%,, Malësinë e Madhe, rreth 97 %, Pukë 86.3%, Has 87.9%, Tropojë 83.8%, Korcë, rreth 88%.
Ndërkohë në Shkodër, ku edhe ka pasur bojkot të procesit nga deputetja Mimoza Hafizi, 1027 vota kanë qenë pro konfimimit të Edi Ramës si kryetar partie, 39 kundër dhe 12 fletë të pavlefshme. Në Berat nga 1104 anëtarë votuan 927, nga të cilët pro 857 dhe kundër 47, ndërsa 23 të pavlefshme.
17:30 Klosi: Pjesëmarrje massive në referendum, rezultati spektakolar
Pjesëmarrje 85% në referendum, ka deklaruar në Berat sekretari organizativ Blendi Klosi. Ai tha se referendumi i sotëm ka dëshmuar edhe një herë se Partia Socialiste është partia më e organizuar në vend. “Rezultati i këtij Referendumi është spektakolar, pjesëmarrja në të është më e lartë se pjesëmarrja në votimin për delegatët e Kongresit, ku vetëm në njësinë administrative të rrethit të Beratit pjesëmarrja ka kaluar masën 85%”, tha Klsoi.
Klosi ka deklaruar se Qarku i Beratit dhe bashkia Berat janë strukturat më të mirëorganizuara të Partisë Socialiste,ndërkohë që ka konfirmuar se në Rajonin Fier-Berat pjesëmarrja ka qënë shumë e mirë, situata ka qënë shumë transparente dhe nuk është shënuar asnjëincident.
Klosi ka deklaruar se listat janë hartuar pas vendimarrjes së Asamblesë Kombëtare dhe Kongresit të Partisë Socialiste dhe në lista janë futur vetëm antarët aktiv të partisë. Sipas Klosit, nuk ka asnjë informacion që dikush nga antërët e partisë nuk është në listat e votimit apo është hequr nga listat.
17:10 Përfundon procesi në Lezhë: 97.5% i thonë po referendumit
97.5% i kanë thënë po riokonfirmimit të Ramës në krye të Partisë Socilaiste në Lezhë. Procedi I numërimit ka përfunduar në degën e PS-së së Lezhës ku nga 1906 anëtarë të regjistruar kanë votuar 1555. Nga këto 1511 vota të vlefshmem 1468 kanë votuar pro dhe 43 kundër.
16:10 Deputetja e PS-së: Në një qëndër votimi në Shkodër për 45 minuta votoi vetëm një njeri
Për 45 minuta votoi vetëm nbjë anëtar I PS-s. Kjo është deklarata e deputetes së PS-së Mimoza Hafizi, e cila thotë se kishte monitoruar një prej qëndrave të votimit në Shkodër.Deputetja Hafizi tha se pjesëmarrja në referendumin për kreun e PS ishte shumë e ulët. Ajo u ndal në një rast në Berdicë, sipas së cilës për 45 minuta votoi vetëm 1 anëtar. ”Në përfundim është deklarata më e rëndësishme, se ne nuk na u dha mundësi të kemi akses në këtë prooces. Me kodin zgjedhor të PS e kemi të garantuar. Kjo e drejtë nuk na u dha. Kam ardhur që dje që të marr në dorëzim listat e zgjedhjeve, të bëjë akreditimin dhe te monitorojm procesin përmes vëzhguesve. Pjeamarrja eshte nën 50%. Ky është i vetmi rast kur një proces që organizohet dhe monitorohet vetëm nga një palë e vetme. Nëpër ish komuna kam arritur të gjej një qender votimi në Berdice dhe për 45 minuta që qëndorva aty erdhi vetem 1 votues. Ky proces i cili nisi si proces i pa rregullt u inicua, u monitorua, u organizua vetëm nga një pale”, thotë Hafizi.
12:30 Veliaj: 2 fitoret e Ramës janë përkthyer në reforma, kush ka vrejtje duhet të lodhet shumë
Pasi ka votuar në referndumin e sotëm për mandatin e kryetarit të Partisë Socialiste, Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj iu bëri thirrje të gjithë anëtarëve të votojnë. Ai tha se 2 fitoret e kryeministrit Rama janë përkthyer në reforma dhe kjo mjafton për rikonfirmimin e mandatit të tij.
“Rama na ka çuar në 2 fitore që përkthehen në reforma, në ekonomi që po shkon më mirë, në qytete që po urbanizohen, në pensione që janë rritur, në vende pune më shumë, jo aq sa duhen por qartazi më mirë sesa kishim më përpara. Besoj se me Edi Ramën në krye të PS-së do kemi një fitore tjetër që do të përkthehet në vitin tjetër jo vetëm në numrat e duhur për të qeverisur në një koalicion të fortë por dhe në më shumë reforma.Unë e di që ka pasur shumë debat rreth këtij procesi por e vetmja mënyrë për tiu përgjigjur kritikave është puna”, tha Veliaj.
11:40 Xhafaj: Nuk ka parregullsi
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj tjhotë se nuk ka asnjë problem me procesine referendumit, duke rrëzuar kështu pretendimet e Ben Blushit e Mimoza Hafizit për parregullsi në process. “Nuk shikoj asnjë problem nga pikëpamja e organizimit. Kam ngelur i befasuar nga disa deklarata. Procesi është shumë demokratik” tha Xhafaj duke shtuar se statuti i miratuar e zgjidh dilemën se si zgjidhet kryetari. Ndërkohë, ministerja e arsimit Lindita Nikolla është në Lezhë duke ndjekur nga afër procesin prej nga deklaroi se pjesëmarrja është e kënaqshme. Ndërkohë ministry I Brendshëm Saimir Tahiri ka argumentuar të kundërtën e Ben Blushit, duke I bërë thirrje socilaistëve të mos e bojkotojnë referendumin. Tahiri ka theksuar se referendumi është një dëshmi e demokracisë në PS.
10:20 Rama thirrje socialistëve: Votoni
Kryetari i socialistëve, Edi Rama, ka votuar në qëndrën e votimit në Dajt. Pasi ka votuar , Rama ka bërë thirrje socilaistëve të marrin pjesë në votimine referendumit për konfirmimine mandatit të tij në krye të partisë. Edi Rama: “Për herë të parë një forcë politike në referendum, por nuk është hera e fundit. PS po rritet, anëtarësia të shfrytëzojë këtë instrument demokratik”, tha Rama.
Në referendum janë thirrur të votojnë mbi 81 mijë anëtarë në 383 qendra votimi që janë ngritur në të gjithë Shqipërinë. Pyetja që do i përgjigjen me Po ose Jo është:” Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe Kryetari i saj është i zgjedhur Kryeministër. A konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i Kryetarit?”
09:30: Hafizi: Dje mbasdite kanë ndryshuar anëtarët e Komisionit Zgjedhor, për arsye që nuk dihen
Deputetja socialiste, Mimoza Hafizi, ka nisur heret në mëngjes me denoncimet për manipulim të referendumit në PS. Në një deklaratë për mediat, Hafizi thotë se një ditë më parë janë ndryshuar për arsye që ende nuk dihen, anëtarët e Komisionit zgjedhor në Shkodër, ndërkohë që ajo thejkson se nuk ka informacion për qëndrat e votimit. “Që dje kam ardhur në Shkodër për të parë ecurinë e referendumit. Deri dje mbasdite Komisioni Zgjedhor për Shkodrën nuk ishte mbledhur ende. Dje mbasdite kanë ndryshuar anëtarët e Komisionit, për arsye që nuk dihen. Jam në terr informative. Nuk di se ku janë adresat e qendrave të votimit. Unë dhe më parë e kam quajtur referendumin një farsë”, tha Hafizi.