Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i është vendosur një arkivol para zyrës së Qeverisë.
Para godinës së Qeverisë së Kosovës, Kurtit i është vendosur një arkivol që simbolizon “varrosjen e premtimeve” të tij.
Kjo formë e protestës u realizua pak minuta para se të fillojë seanca në Kuvendin e Kosovës e thirrur nga AAK-ja ku do të diskutohet për taksën 100% të vendosur ndaj mallrave serbe.

