Pancakes me vetëm dy përbërës?! Po po vetëm dy dhe pa gluten, pra pa miell. E besoni ose jo receta më poshtë do t’jua tregojë këtë metodë fantastike për të pasur një mëngjes plot proteina dhe të shijshëm.
Gjithçka që na duhet është një banane e pjekur dhe dy kokrra vezë. Shtypim bananen e bashkojmë me vezët dhe pak fare sodë buke. Brumin e pjekim në një tigan që nuk ngjit të posaçmë. Mëngjesi ynë është gati, sipas dëshirës mund ti hedhim pak mjaltë ose reçel frutash. /27.al/