Sfida e luajtur në “Santiago Bernabeu” mes Real Madrid dhe Espanyol përfundoi me rezultatin 2-0 me “Los Blancos”, që shënuan nga 1 gol në çdo pjesë.
Skuadra katalanase rezistoi deri në minutën e 33 kur Alvaro Morata i dha kryesimin në rezultat Realit të Madrid-it.
Në pjesën e dytë, Zidane hodhi në fushën e lojës Gareth Bale të riaftësuar plotësisht nga dëmtimi dhe uellsiani nuk vonoi shumë, por shënoi golin e dytë për Realin e Madridit që vazhdon të jetë në krye të renditjes.