Rastësi fatsjellëse! Ky hidraulik po këndonte duke rregulluar tubat në banjë, dikush e dëgjoi dhe i ofroi kontratë me një studio muzikore – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rastësi fatsjellëse! Ky hidraulik po këndonte duke rregulluar tubat në banjë, dikush e dëgjoi dhe i ofroi kontratë me një studio muzikore

18:22 | 19/09/2021
në Bota, Kryesore
0

Ishte një mëngjes i zakonshëm për Kev Crane, i cili po punonte me tubat në banjën e një klienti teksa po këndonte “Burning Down the House” të Talking Heads.

Hidrauliku 49-vjeçar nga Mbretëria e Bashkuar gjithmonë këndon në punë. Në fakt, disa njerëz në Quorn – një fshat i vogël në Leicestershire, Angli – e quajnë atë “hidrauliku që këndon”.

Kev merr një radio të lëvizshme me vete në punë dhe këndon gjithçka, nga Dua Lipa tek Beatles. Shfaqjet muzikore të pakërkuara të Kev-it shpesh shoqërohen me duartrokitje, por një reagim i kohëve të fundit ishte vërtet i papritur: Atij iu ofrua që të nënshkruante me një studio muzikore.

Read more

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

Teksa ai këndonte duke punuar në banjën e një klienti, Paul Conneally – pronari i New Reality Records, një label i vogël – e dëgjoi.

“Ndalova dhe dëgjova. Dhe më bëri shumë përshtypje,” tha për Washington Post Paul Conneally, 62 vjeç, i cili punësoi Crane si hidraulik.

Të dy nisën filluan të flasin dhe Paul e pyeti Kev-in nëse kishte ndonjë material origjinal. Ai i dha disa këngë që kishte regjistruar në studion e tij, një bodrum i improvizuar gjatë pandemisë.

Disa ditë më vonë, në mes të korrikut, Paul iu afrua dhe bëri një pyetje që hidrauliku kurrë nuk e kishte menduar se do t’i bëhej: “A do të doje ta publikoje albumin tënd në labelin tim?”

“Unë u trondita,” tha Kev. “Është një nga ato gjëra për të cilat lexon se u ndodhin të tjerëve. Ti nuk pret kurrë që të ndodhë ty.”

Crane, i cili ka qenë hidraulik për 13 vjet, vetëm pak kohë më parë u përqendrua në krijimin e këngëve. Në fillimin e pandemisë, kur nuk ishte në gjendje të punonte, pa një album që nisi ta shkruante rreth 25 vjet më parë, por nuk e përfundoi kurrë.

“Vendosa ta shndërroja bodrumin në një studio regjistrimi dhe thjesht kalova javë të tëra duke u përpjekur të mësoja se si të përzieja këngët,
” tha Crane, i cili ka dy fëmijë. “Ishte koha e përsosur sepse nuk mund të shkoja në punë.”

Më vonë, Paul dhe Kev rregulluan tetë këngë origjinale të tij dhe publikuan albumin, “Why Can’t I Be You”. Këngët janë frymëzuar nga muzika pop e viteve ’80. Që nga publikimi i albumit, “njerëzit po e dëgjojnë nga e gjithë bota”, tha Paul, duke shtuar se janë kontaktuar nga disa njerëz në industrinë e muzikës për mundësitë dhe bashkëpunimet e mundshme.

Ai beson se historia e Kev-it jehon me njerëzit sepse “Kev është një njeri i zakonshëm që punon. Ai nuk pretendon të jetë diçka që nuk është. Ai është pikërisht ai që është: një djalë që rregullon banjat dhe shkruan këngë brilante në të njëjtën kohë.”

Kjo përvojë i ka mësuar Kev-it një mësim të rëndësishëm: “Nëse nuk ke një ëndërr, si mund të realizosh një ëndërr? Asnjëherë, kurrë mos u dorëzo,” tha ai.

Nëse gjithçka tjetër dështon, Paul tha, “ai është ende një hidraulik i shkëlqyeshëm. Banjat duken fantastike.”

Etiketa: hidrauliku qe kendonPaul

Të Lidhura

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

nga 27
19:26 | 05/06/2026
0

Konspiracionisti Alfred Çako ka mbajtur një fjalim gjatë protestës qytetare në bulevard, ku ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama...

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

nga 27
19:10 | 05/06/2026
0

“Nëse ai investim fillon, bizneset jo vetëm këtu, në Vranisht e Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme. Janë motorë...

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

nga 27
18:56 | 05/06/2026
0

Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët...

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

nga 27
18:42 | 05/06/2026
0

Qytetari: Ajo është pronë e grabitur. Rama: Kjo nuk është çështja ime. Qytetari: Nuk është çështja juaj. Është çështje e drejtësisë së korruptuar...

Para
Ndërron jetë një 79-vjeçar, viktima e 11 e COVID-19 në Shqipëri

6 viktima dhe mbi 700 raste të reja të infektuar me Covid

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

19:26 | 05/06/2026
Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

19:10 | 05/06/2026
“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026
Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com