Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pavarësisht tërheqjes së vëmendjes nga përfaqësuesit NATO-s, ka ritheksuar se FSK-ja do të transformohet në ushtri dhe kjo do të ndodhë me 14 dhjetor.
Haradinaj shprehet pa asnjë rezervë duke ritheksuar se tri projektligjet nuk do të hasin në pengesë në seancën e Kuvendit. Këto komente, Haradinaj i bëri pas një vizite që kishte bërë në Koorporatën Energjetike të Kosovës.
“NATO është organizatë e disa vendeve të sigurisë dhe mendimi i një anëtari të NATO-s nuk kthehet në vendim, në fakt vendimet merren vetëm kur të gjithë janë dakord, kështu që ne nuk na pengon puna me NATO-n. Nëse kjo është një kërkesë dhe nuk aprovohet nga të tjerët kjo nuk ndryshon asgjë”, theksoi Haradinaj.