Kryeministri Edi Rama dhe një delegacion i qeverisë shqiptare do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara, në mes të muajit prill.
Shefi i qeverisë do të pritet në një takim nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama dhe zëvendësi i tij, Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Lajmi konfirmohet për Top Channel në një kohë kur kreu i opozitës, Lulzim Basha ndodhet në Uashington për një vizitë zyrtare.