Në konferencën e përbashkët me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se viti që po lëmë pas do të mbahet mend për bordet komuniste të qeverisë së Edi Ramës. Ai u shpreh se ky ishte viti i varfërimit më të shpejtë të shqiptarëve.
“Vjedhja kulmoi me rrëmbimin nga Rama dhe klani i tij bashkë me arabin e vet, të pasurisë publike të shqiptarëve, Portit të Durrësit”, tha Berisha.
“Në një procedurë jo kushtetuese Edi Rama uzurpoi edhe presidencën duke vendosur në Shqipëri monizmin e plotë. Duke mbjellë në këtë vend dëshpërimin më të thellë, zhgënjimin më të madh. Duke sjellë si pasojë asgjësimin e shtetit ligjor. Shqipëria rrokulliset 53 vende nën Kosovën dhe 4 vende nën Vietnamin komunist. Viti 2022, ishte viti i varfërimit më të shpejtë të shqiptarëve. Ky varfërim ishte kryekëput i diktuar nga vjedhja, dhe shpërdorimi nga ana e qeveritarëve.
Bordet komuniste të Edi Ramës u shndërruan në leva të vjedhjes së parave dhe portofoleve në xhepat e qytetarëve. Punët publike. Në këtë vend u realizuan me kosto 8 herë më të lartë se mesatarja e tyre në vendet europiane. Vjedhja kulmoi me rrëmbimin nga Rama dhe klani i tij bashkë me arabin e vet, të pasurisë publike të shqiptarëve, Portit të Durrësit. Shqiptarët përjetuan vitin e vjedhjeve më të mëdha dhe dalin prej tij si kombi më i vjedhur i planetit. Viti që lamë pas ishte vit i një gjenocidi të vërtetë. I një spastrimi të përllogaritur etnik të shqiptarëve”, u shpreh ai.
Berisha deklaroi se shqiptarët u kthyen për të dytën herë në histori në popull të anijeve që lënë vendin e tyre për një jetë më të mirë.
“Shqiptarët u larguan këtë vit për herë të dytë në historinë e tyre u bënë popull i anijeve, Skenat e La Manshit mbartin në vetvete potenciale të mëdha. Shokuan jo vetëm Britaninë e Madhe por mbarë Europën. Edi Rama në qëndrimin e tij tregoi se është besnik i etërve të tij. Ashtu si vendosi pluralizmin. Po atë qëndrim, po atë fjalor mbajti ndaj atyre që i përzë nga Shqipëria. Në vitin 1990 mijëra të rinj mbushën ambasadat e huaja për t’u larguar nga vendi. Mijëra të rinj sot largohen nga Shqipëria sepse Edi Rama vret çdo ditë shpresën e tyre dhe u krijon me qëndrimet që mban përshtypjet se për ata në Shqipëri nuk ka vend”, deklaroi Berisha.