Kryeministri Edi Rama premtoi se këtë vit qeveria do të përpiqet të rrisë rrogat për infermierët.
I pranishëm në Kongresin Kombëtar të Infermierit, Rama gjatë fjalës së tij bëri edhe një diskriminim pozitiv, kur tha se rrogat për infermierët do të rriten pasi shumcia janë gra.
“Sot do t’ju them që këtë vit do të bëjmë çmos që ta rrisim përsëri pagën tuaja. Dhe pse do të bëjmë çmos që ta rrisim? Për disa arsye, por ndër të cilat njëra është sepse shumica juaj janë gra. Sa më shumë të rrisim pagat e grave, aq më mirë shkojnë punët në llogari në familje”, tha Rama.