Pasi Rama u kërkoi banorëve të “Unazës së re” të largohen nga rruga sepse nuk do të dëmshpërblehen për prishjen e shtëpive të tyre, situata u tensionua sërish.
Banorët u përplasën me policinë, ku sipas policisë kanë mbetur të plagosur 5 policë.
“Ju lutem distancohuni nga dhuna, kemi 5 policë të plagosur nga dhuna. Mos hidhni kapsolla”, bën thirrje policia.