Në fjalën e mbajtur sot në Parlamentin e Shqipërisë, kryeministri Rama u ndal edhe te mustaqet e Bujar Nishanit.
Rama u shpreh: “Shqipëria ka parë shumë më keq se kaq, ka parë kryeministra që talleshin me Presidentët, apo i thonin Presidentit “horr bulevardi”. Shqipëria ka parë presidentë që nuk mblidhnin dot Këshillin e Sigurisë Kombëtare se nuk u shkonte kush në takim, apo që betoheshin me mustaqe para popullit sovran dhe shërbenin të rruar nën sqetullën e sovranit pa popull. Ehuuu, sa ka parë dhe kaluar Shqipëria!”