Kryeministri Edi Rama ka takuar krerët e partive shqiptare në Maqedoni
Në takim ishin të pranishëm Ali Ahmeti, Ziadin Sela dhe Bilal Kasami.
Në fokus të takimit ishte situata politike në Maqedoni dhe krijimi i qeverisë së re. Rama ka kërkuar unifikim të qëndrimit të faktorit shqiptar.
Ndërkohë Presidenti Bujar Nishani priti në një takim miqësor Kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni, zotin Ali Ahmeti. Në takim u diskutua rreth situatës paszgjedhore në Maqedoni dhe angazhimin e BDI-së në këtë proces.