Kryeministri e komplikon mundësinë për dialog, pasi në një komunikim në momentet e të fundit e ka kushtëzuar uljen në tryezën e dialogut me opozitën, vetëm sonte dhe jo nesër. Rama thotë se është gati qysh tani të takohet me Bashën në prani të presidentit Nishani, por nesër jo. Ky komunikim i Ramës pasi ishte rënë deri diku dakord nga dy palët për t’u ulur në bisedime për zgjidhjen e krizës, duket se do ta acarojë më tej situatën dhe zbeh sërish shanset për zgjidhjen e krizës.
Ndërkohë, Presidenti Nishani ka nisur me stafin e tij përgatitjen e takimit për paraditen e nesërme, e cila është parashikuar të mbahet në godinën e Presidencës.