Shkarkohet drejtori i Aluiznit Berat i cili një ditë më parë u paralajmërua nga kryeministri Rama se nëse nuk zgjidhte çështjen e zonjës 80 vjeçare e cila gjatë dëgjesës publike në këtë qytet shprehu pakënaqësinë e saj dhe se problemi nuk merrte zgjidhje prej 5 vitesh.
Vetë drejtori nisi të shpjegonte se përse çështja ishte zgjatur, por Kryeministri Rama kërkoi që problemi i zonjës të mbyllet brenda kësaj të marte përndryshe paralajmëroi kreun e Aluiznit Berat që të dorëhiqej.
Sikurse vetë kryeministri bën me dije në FB çështja u zgjidh brenda të martës por drejtori i Aluiznit u shkarkua.