Kur opinion publik është gdhirë i tronditur si pasojë e masakrës në fshatin Resulaj të Vlorës, kryeministri Rama e ka nisur ditën duke postuar në Facebook, një video ku jepet informacion mbi ecurinë ekonomike në vend, punësimin dhe bizneset e reja në vend. “MIRËMËNGJES dhe me këtë videoinformacion për ecurinë ekonomike, punësimin dhe bizneset e reja në vend, ju uroj një fundjavë të qetë ” – shkruan Rama.
Kaq ka mjaftuar që komentuesit të shpërthejnë në revoltë duke replikuar ashpër ndaj kreut të qeverisë në postimet e tyre. Ndjekësit shkruajnë se vrasjet po shënohen përditë nga veriu në jug, ndërsa sa i takon masakrës ata i kërkojnë kryeministrit se dita e sotme duhej shpallur ditë zie.